Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Vaj kokosi apo vaj ulliri
Pershendetje nena, a keni perdor ndonjera vaj kokosi apo vaj ulliri per me ly barkun qe qahet ne shtatezani.
Fjolla Er (7 vite më parë)
Blessed Mom_2016 (7 vite më parë)
Per vajin e ullirit me ka treguar nje shoqja ime qe e ka perdorur ne shtatzani dhe ka pasur sukses.une nuk e kam perdorur vetem ne pjesen e barkut por ne gjithe trupin sepse strijat krijohen dhe ne gjoks,krahe dhe kembe (not ne vaj ulliri me pak fjale haha,por per mua ja vlejti mundimi)
Blessed Mom_2016 (7 vite më parë)
Lola une vajin e ullirit se kam ndare gjate shtatzanise.deri ne 3 muaj kam perdorur nje krem te chicco-s mamma donna,e me pas me vaj ulliri dy here ne dite,ne mengjes dhe ne darke.kam perdorur dhe butter shea,asnje strije nuk me eshte bere.thone qe varet sa elastike e ke edhe lekuren po edhe trajtimi ka te bej shume mendoj une,madje qe ne fillesat e shtatzanise me mire jo te presesh kur te te rritet barku por ta ndihmosh lekuren te fitoj me shum elasticitet ,plus edhe uje duhet te pish shum qe trupi te jet gjithmon i hidratuar.une ne shtatzani kam bere bark te larte dhe kam pasur shum te fort dhe me mendjen time e kisha te sigurt qe ska per te shpetuar pa strija por ama trajtimin se lash deri ne diten e fundit,u be pjese e rutines si vitaminat e shtatzanise njeher me hir njher me pahir
Artenisa Arte (7 vite më parë)
Varet te lekura motra ime. Ska len lloje kremerash pa perdor po\' prap lekura eshte be\' shum keq
(7 vite më parë)
Ema ku e degjove ti qe vaji fares zezë ban të përdoret nga shtatzanat?? Kujdes sepse ne shtatzani nuk ban me perdor askund ne trup, e lerë më barkun ta lyesh.... ndersa vaji ullirit eshte shume efikas per lekuren gjatë shtatzanis ..
Fitore S (7 vite më parë)
Un me vaj avokados po lyhna ama edhe vaj kokosi si vaj ulliri dyjat jan te mira
Venera V (7 vite më parë)
Une met thon drejten me shume me Pavloviq edhe pse kom fillu masi i bona 12 jave qetasht jom 16jave e 3 dite amo e kom nderpre se hala sja kom nis mu fry hiq e pe lo edhe naj dit S: \\
Lale K Memedi (7 vite më parë)
kunata ime ka perdorur nga fillimet e shtatzanise vaj ulliri,vaj bajamesh dhe vaj arre dhe asnje vije nuk e ka edhe pse barku i rritej shume. meqe une skam qene ndonjehere shtatzane por e di qe ajo i perdorte keto vajra dhe i kan ndihmu shume dy shtatzani dhe asnje vije nuk ka ne bark. thash ndoshta sa do pak te ndihmoj nga ajo qe e kam pare
(7 vite më parë)
Vaj ulliri se kam hasur ndnj here per barkun gjat shtz. Ndsh kokosi?? Ose vaji i fares se zeze dhe per te kam degju qe tbon shum pun. Un per mom.po perdor Bio Oil qe permban shum lloje vajrash si lavender,rosmarine,kamomile etj etj.E kam filluar qe ne mujin e 3 dhe tani po mbaroj shishen e dyte. Pas kesaj keto mujt e fundit qe mkan ngel po mendoj te filloj te perdor vajin e fares se zez.Ti e di pastaj ca zgjedh..por per vajin e ullirit jo sdi tket perdor dikush per lekuren e barkut gjat shtz

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?