Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Mos i humbni shpresat...
Pershendetje Nena shpresoj qe te jeni mire me shendet. Une pas nje pauze te gjate gjeta koh qe te ju bashkangjitem perseri . Une linda vajz dhe tani ka 8 muaj perderisa ishe shtatzene kam shkruar nje leter qe doja ta ndaj edhe me disa nena qe kan po te njejtin problem ose qe nuk munden te ngelen shtatzane ju kisha keshillu qe asnjeher mos i humbni shpresat mbeshtetuni vetem tek i madhi ALlah dhe me lejen e tij gjithcka arrihet.


E dashur bij
E dashura bija ime …ti je ende ne barkun tim, I ndegjoj leht levizjet e tua ne bark ndersa un… un kenaqem duke te te perkdhelur me aq shum dashuri sa qe me mbushen edhe syt me lot sepse un kisha humbur shpresat se do arrija ndonjeher te ndjej te rrahura e nje femije ne bark. Deshtova ne shtatzenin e pare dhe hoxhallaret me thonin se kisha siher qe mos te kem femije. Ah moj bija ime sa net kam kaluar duke qare, me dhimbte shpirti ku ndegjoja qe bashkmoshataret e mia me tregonin se jan shtatzene e disa te tjera luanin me femijet e tyre. Nat e dit lutesha qe Zoti te ma merte shpirtin nuk doja te jetoja me nje semundje qe do ma digjte zemren gjith jetes,e kisha fiksuar ne kry qe nuk do kem femije, sepse ashtu e kisha te shkruar sihrin. E doja babin tend shum ,porr e ndjeja veten shum te dobet nuk doja me te vazhdoj ashtu me semundje dhe me brenga. ISha ftohur nga kjo jet sepse shum dhimbje ju solla familjes dhe babit tend. Nuk mund ti shikoja me babin tend ashtu te brengosur qe shpesh rinte karshi meje dhe me shikonte me dhembshuri teksa un luftoja me shpirt e sidomos prinderit e mi kur I shihja ashtu tek qanin karshi meje e qe me shpirt mundoheshin te me ndihmonin me digjeshte shpirti moj bije. Dhe tani qe po shkruaj kete leter, lotet nuk mund ti ndal dot. ALlahu xh.sh na sprovon por un u tregova shum e dobet shpresoj qe ALlahu te me fal Ai esht fales dhe e don faljen. Shum here jemi zene me babin, ziheshim per gjera te kota shpesh doja edhe te ndaheshim kishim shum probleme doja ta le te lire e te rehatoheshte nga un. Ashtu edhe donin “dushmanet tan” qe ne te ndaheshim ,sapo kuptonin qe ishim ber me mir mernin menjeher masa si e si ne mos te ishim bashk po ALlahu xh.sh esht I madh me ndihmen e tij ne I tejkaluam te gjitha. Dhe ne momentin qe per mua asgje skishte me vlere jetoja vetem kot. Allahu xh.sh zbriti meshir per mua mora lajmin qe isha shtatzene me ty. U gezova aq shum sa qe ky gezim nuk zgjati shum , sepse mjeket me dhan lajmin qe un perseri kisha rrezik per abort dhe me dhan regjim shtrati. Mjeket mi humben shpresat se un do arrija te te mbaja ne krahet e mi. Por un u mbeshteta vetem tek Allahu xh.sh. Tani qe po ndjej levizjet e tua mbushem me jet. Ti je mrekullia e Zotit per ne. Me padurim presim lindjen tende dhe shpresojm qe te gjitha brengat e pikellimet ti perkasin me te kaluares e ne te jetojme te lumtur bashk me babin tend qe aq shum e dua dhe do ta dua pergjithmon. I kerkoj falje babit qe I solla aq shum vuajtje gje qe nuk I meritonte sepse me deshti dhe u kujdes shum per mua e falenderoj nat e dit ALlahun.xh. qe me dhuroi nje person si babi yt. Ti dhe Ai jeni gjithcka per mua. Tani po e perfundoj kete leter me shprese se nje dit do arrish te e lexosh. Te don shum nena yte .
Nuhejla Ba (7 vite më parë)
Gyltene (7 vite më parë)
Moter nuhejla me bere me Lot se edhe un skam fmi qe 19 vite amo shpresen te i l u mi a la a h se humbi kurr shpresoj qe z o ti tna gezoj gjithave qe jemi ne pritje se me vertet burri shumm mdhimet se shumm i dojm fmit po qka me ba kur Ka vendo z o ti in sha la a h bohet
Nuhejla Ba (7 vite më parë)
faleminderit shum tgjithave. nuk eshte se nuk kam pasur femij gjat koh por kam pas probleme tjera . 2 vite e gjys kam martes.
Xhesi♥♥ Rexhina (7 vite më parë)
Nuhejla te uroj gjith te miart ty dhe engjellit tend , me bere me lotu me shkrimin tend . Uroj cdo femer ta gezoj zoti se nuk ka gje me te bukur ne bote
(7 vite më parë)
zoti ja shtoft ymrin vajzes e paq me jet te gjat te pershendes dhe te urroj per ket shkrim te bukur zoti te shperbleft eminja
Ermira E (7 vite më parë)
Nuhejla ishalla zoti ta ruj vajzen dhe juve dhe e rrit me gjitha te mirat. Sa vite kishe martes dhe une shpesh ndihem sh keq burri me mbeshtet shumeee me thot vetem na te jena mire nese do zoti na fal po dhe ai me dhimbet shumeeee sa shpesh e mendoj ta lus me tan te lire po prap diqka me ndal sme del zeri. Ai gjithe me thot gjithmon bashk veq smundje dhimbje mos te kish dhe tham me vete sa njeri i mire eshte... me perlote me kto vargje
Be Lina (7 vite më parë)
Pershendetje Nuhejla ishalla e ki vajzen me shendet e jete te gjate se gati se shum prej grave po e kalojme kete periudhe e dashte Zoti te na fale femije e te gezohemi te gjitha qe po presim,deshta me te pyet sa kohe nuk ke pas femije?
Nuhejla Ba (7 vite më parë)
Faleminderit e dashur. Eshte normale qe pas abortit te sillesh me ndryshe me burin jo qe e bojm me qellim po nga merzia e tepert sun e kontrollojm veten por me kalimin e kohes gjithcka rregullohet :) . Zoti na falt te gjithave inshAll-ah
♥ Jona ♥ (7 vite më parë)
Nuhejla, me behet qefi per ty.. ta kesh me jete te gjate vajzen.. ne disa fjali ku behet fjale per burrin edhe une e gjeta veten, e kom merzit shume pas abortit qe kisha, dhe nuk kisha durim deri ne shtatzanine e radhes.. Zoti ishalla me fal, e i gezofte te gjitha femrat qe duan te behen nena..

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?