Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Nena


Nëna është gjithmonë nënë!

Të jesh baba është gjithnjë pak më e lehtë. Babai nuk të mban për 9 muaj brenda barkut, nuk zgjohet në mëngjes duke vjelle, nuk ka fshikezen e urinës aq të ndjeshme, nuk përjeton dhimbjet e operacionit cezarian e madje as të lindjes natyrale, nuk ka luhatje te cmendura humori nga hormonet.

Një baba nuk shikon gjinjtë t'i rrjedhin gjak për të ushqyer fëmijën, nuk qëndron zgjuar deri në agim dhe nuk kalon dorën mbi hundën e fëmijës 569 herë gjatë natës për të kontrolluar nëse merr fryme apo jo. Një baba nuk heq dyshimet nëpër grupe dhe faqe nënash, nuk vuan për ndryshimet e mëdha në trup kur del para pasqyrës dhe në fund babai ja doreëzon nënës në krah fëmijën kur qanë. Babai ka nje person qe i qëndron pas shpatullave dhe quhet nënë.

Por te jësh baba ështeë shumë e rëndësishme, babai është një figurë e dashur për fëmijën. Babai bën shaka, bisedon, luan me fëmijët dhe bën banjo, e ndihmon fëmijën në vështirësi. E kush më mirë se babai e mbron fëmiën? Është ai që i fal siguri atij vogelushi.

Por nëna është ndryshe! Nëna shkon përtej të mirës dhe të keqes dhe e plotëson shpirtërisht fëmijën. Nëna është ajo që heq dorë dhe nëna është ajo që i lutet Zotit të ndihmojë të voglin e saj. Ajo heq dorë nga miqtë, ajo qëndron në shtëpi kur të gjithë argëtohen e madje nëna është ajo që ka kohë që ka harruar si është të bësh një dush të gjatë dhe të qetë!

Nëna është ajo që jeton për të voglin e saj. Për të person i mirë është ai që do femijën e saj dhe vend i mirë është ai që mund të shkojë me të dhe të kënaqet. Për nënën ushqim i mirë është ai që nuk shkakton kolika dhe ofertat e mira kanë lidhje me bebelinat.

Nëna është ajo që nuk ka asnjë interes më të madh se mirëqenia e femijës. Është ajo që di të gjitha datat e vaksinave, që vuan kur ai ka temperaturë dhe bëhet copash kur femija qan. E nëna është ajo që nuk kalon asnjë artikull gazete pa menduar "po sikur të ishte fëmija im"?!

Nëna përballet me një ushtri të tërë pa u dridhur dhe plot kurajo!
Nëse gjithçka mungon nëna është në gjendje ta zëvendësojë...
Sepse nëna është thjeshtë nënë!
(6 vite më parë)
(6 vite më parë)
shkrim shume i mire, ja vlen çdo mund per krijesen ton, shpirtin dhe jeten tonë. insh-A-llah krejt femrat e provojn ket ndjesi.
Erina 4 (6 vite më parë)
Shume shkrim i mire po une ja lexova burrit tem po qysh me ja lexu edhe do burrav qe nuk ja din vleren gruas apo nenes
(6 vite më parë)
Drita me fal e dashur se tu desht me bo like ta fshiva komentin
Anik. A (6 vite më parë)
Teper shkrim i mir ! Duke e lexu shkrimin , tere kohen vetem buzëqesha sepse e gjeta veten ne qdo fjal.Uroj qe qdo femer ta perjetoj ndjenjen e te qenurit Nënë .
Dritaaa .. (6 vite më parë)
Komenti është larguar nga moderatori

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?