Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Sa prej jush nëna e kanë ndier një lloj depresioni pas lindjes?

Sic kam lexuar kjo nuk ndodh tek te gjitha grate, por ne nje perqindje te madhe po, megjithese disa nuk e pranojne shkaku i gjykimit te tjereve... mua shpesh me ndodh qe mos t'kem disponim te mire, me duket sikur nuk kam force per ti perballuar te gjitha... ndonjehere ndihem shume e lumtur, dmth luhatje te medha te humorit!

(12 vite më parë)
(12 vite më parë)
Ju faleminderit nga zemra te gjithave, do mundohem te praktikoj keshillat e juaja, uroj te ken shendet dhe fat femijet tane, faleminderit edhe njeher shume shume :))))))
(12 vite më parë)
Olsa,te paskan ndihmuar me keshillat e tyre nenat.Me vjen keq.por per shakak se nuk me rrike djali ta kam dhane nje pergjigjie te shkurte gjitha te mirat
Eda 1 (12 vite më parë)
Olsa ashtu si te keshilluar edhe Lousie dil me burrin ne mbremje ne ndonje kafiteri, shko ne nje qender tregtare dhe bej shoping per qejf, ndoshta nuk deshiron te hargjosh pra vetem shiko, mere nje film te mire pergatit pop corn dhe shiqo me burrin, mbjelli thonjet, vishu me ngjyra te hareshme, bej dush bile 1 here gajte dites ne forme relaxi, bej bebit foto gjate tere kohes, nderroja rrobat sa me shpesh, te gjitha keto i kam bere edhe vet por vazhdoj ende t'i bej dhe te une ka pasur sukses 100%. Per cka do me pyet e dashur pa problem.
Deni Deni (12 vite më parë)
pershendetje olsa , eshte e vertete shumica e grave kalojne ne stres pas lindje, kush me pak e kush me shume, dhe une pata nje problem te tille por e kalova shpejt, e rendesishme eshte qe te kesh njeres qe te mbeshtesin. por ndikon dhe femija se sa i qete eshte , ne lindjen e pare e pata shume te lehte, pasi djali ishte i qete kishte regjim te rregullt ushqimi dhe gjume, ndersa me vajzen e kisha shume te veshtire pasi ishte shume e grindur, qante shpesh, flinte shume pak, madje ka patur nete shumta pa gjume ,dhe shpesh here detyrohesha ta tundja me ore per ta qetesuar, meresha aq shume me vajzen sa qe skisha mundesi te meresha me djalin, apo dhe me shtepine. por fatmiresisht pata njerez qe me ndihmuan tani ajo eshte me e rritur dhe ka ndryshuar shume, eshte e rendesishme qe te mos mbyllesh ne shtepi sikur dhe nje shetitje te shkurter te besh, te uroj gjithe te mirat dhe ta kalosh sa me shpejt kete gjendje.
(12 vite më parë)
Olsa une sdi se si me te keshillu, pasi qe nuk ekam pasur, mirepo mjekja e pat keshilluar burrin tim cdo mbremje me marre ai beben me shetite, per me ndejt une e qete nja dy ore, edhe kurqane beba mos me ma lene ne dore, sepse vec shkon tu u rrit stresi te beba dhe te nena. Per mu, me mujt me i ly thojt ose me u la ne qetesi, ose me kqyr nje serial e qete, pa marre parasysh a two and a half man, a sex and the city, qesi se jane te shkurt e te bejne me qeshe, e me e harrru tjerat sende, ka qene dicka qe me ka lehtesuar shume. Ndoshta me ka lehtesuar edhe ajo se ne ate kohe te lehonise kam marre pastruse edhe nuk kam pergaditur, ende me mu mbledhe pak punet e therras pastruesen edhe nuk pergaditi porositi, ndoshta qeto me kane bere mos me pas stres e as depresion. Uroj te te kaloj sa me shpejt, ti nuk e di ne cilin qytet jeton, dhe se a mundesh nese ske rruge per me shetite bile ne kafiteri me dale me pi ni caj a nu kafe
(12 vite më parë)
Pershendetje Greis, flm per komentin, une te kuptoj plotesisht, besoj qe kalon shpejt kjo gjendje nese femija eshte i urte , por nese qan shpesh dhe paarsye eshte me veshtire...gjithe t\'mirat!
(12 vite më parë)
Pershendetje Eda! ti e paske kalu shume shpejt, pavarsishte qe burri im eshte shume i kujdesshem, mundohet ne cdo menyre te me plotesoj deshirat, te me beje surpriza...nuk po me kalon plotesisht, kam frike qe po e merzis edhe burrin...shpesh po caj fshehtas, se di...uroj tme kaloj edhe mua si me dore :))))
(12 vite më parë)
Pershendetje Yllka, tani e pash komentin tend, ju keni te drejte, mirepo qyteti ku jetoj nuk te ofron kushte te mira per shetitje me bebin e vogel, eshte i sterngarkuar nga makinat, trotuaret nuk jan asnjehere te lira...eshte shume e veshtire, pastaj ajri eshte i ndotur e kam frike mos merr ndonje bakterie apo virus...
Greisi (12 vite më parë)
Pershendetje Olsa. Edhe une jam duke e kaluar akoma depresionin pas lindjes. Sado qe kam 8 muaj qe kam lindur edhe une keshtu si ty kam luhatje te medha te humorit. Kam ndenja frike ankthi here pas here. Me duket sikur dicka do i ndodhi femijes e une do jem shkaktarja. Eshte si nje beteje brenda vetes qe po ma merr shpirtin. Ndonjera qe mund ta kete kaluar keshtu si une mund te me kuptoje se sa e veshtire eshte. Po dhe une dale ne shetitje me femijen e ndihem me mire kur dale po perseri nuk po me zhduket kjo gjendje!
Eda 1 (12 vite më parë)
Pershendetje Olsa, pavaresisht asaj qe burri ka qene afer meje, i ka plotesuar te gjitha deshirat dhe nevojat e mia, eshte kujdesur per mua maksimalisht, me ka dhuruar dashuri si asnjehere me pare, e linda nje femije te shendetshem dhe shume te urte, nuk hoqa aspak ne lindje, prape se prape kam kaluar depresionin diku 5 jave. Me vinte te qaja pa nevoje, mendoja qe jeta ime me nuk do te jete si me pare, a thua po t'i ndodhe diqka djalit cfare do te beje etj etj. Por dikur kaloj si me dore, tani djali ka 9 muaj e 3 jave. Une vazhdoj punen ai ne qerdhe, jeta ime ka marr vertet tjeter kahje, por nje kahje te lumturise se papershkruar, jam e rrethuar me 2 njerez qe me dojne jashtezakonisht shume dhe qe ma mbushin zemren me gezim. Prandaj e dashur mos u brengos dhe mos prit te te kuptojne te tjeter me rendesi ai qe e kalon jeten me te, te tjeret "shendosh qofshim", vetem shiko sa e bukur eshte jeta me engjullin e vogel dhe do te te kaloj pa problem edhe pse eshte normale. Cdo te mire.
Kosovare 1 (12 vite më parë)
Un kam perjetuar depresion te thelle pasi kam kaluar ne spital nje muaj duke e mbrojtur shtatanine dhe nje muaj pas lindjes.Kam lindur ne javen e 34-te me probleme te medha...si dhe me foshnjen e lindur 1.550 kg e duke e trajtuar ne intenzive per disa dite.Kaluan te gjitha,tani jam shum e lumtur,kam vajzen si molla,tani ka 13 muaj.Sa i perket faktit se disa gra turperohen te tregojne se jan ne depresion un nuk mund te arsyetoj sepse eshte nje gje qe smund ta ndalosh...Kaluan...
(12 vite më parë)
hahah flm louise se shume qesha...po sa shume them Jo une, po pastaj ashtu po te marrin inat...po pune e madhe fundja...te pershendes
(12 vite më parë)
Olsa grate ste kuptojne fare, seciles i duket vetja me e mire e me e forte. Ama mus me ka ndihmuar shume, sepse kam qene e forte, dhe kam mundur me thene Jo, edhe kur mesohesh me thene Jo e mos me te intesu se cka mendojne mandej te tjeret per ty, krejt me mire k ke punet
(12 vite më parë)
Po me vjen mire louise...prandaj te duhet dikush afer qe mund ta kuptoj nje grua lehone, duhet te dijn te sillen, te flasin, dmth ne nje menyre ta luajn rolin e nje psikologu...por fatkeqsishte edhe vet grate nuk jane nje gjendje te kutptojne nje grua lehone...
(12 vite më parë)
Emi mua mjekja me ka theme se depresioni i lehonise eshte pikellim dhe qane pa kuptim, e nervoza vjen nga stresi dhe nga pagjumesija
(12 vite më parë)
Mua nuk me ka prekur, ndoshtase burri ka ndejt gjithmone afer, mirepo mjekja me ka pergaditur se nese qaj paarsye me i telefonu menjehere, sepse eshte depresioni i lehonise, mirepo jo. Vegem be fillim prej pagjumesise nganjehere ndihesha sikur e pijavur, mirepo pagjumesia ndikon ne gjak sikurse alkooli. Rrija pagjume, e e mbajsha beben ne duar, me dukej si nje mrekulli, sdoja ad me flejte per me pas afer. Ama ne lehoni eshte depresioni normal, e sa jane femijet e vegjel cdo nene eshte e stresuar
Yllka. (12 vite më parë)
Pershendetje Olsa! Ishalla sa ma shpejt e kalon kete gjendje. E lexova komentin poshte. Pse e pret ti pranveren une si kam dal prej spitalit cdo dite dal me bebe e kam edhe djalin 4 vjet shkoj me bebe e mar ne kopsht. Dil shetit edhe e kalon kete situate shume shpejt :)
(12 vite më parë)
Faleminderit Emi, uroj edhe une qe kjo gjendje te kaloj shpejt, po pres te vie Pranvera dhe te dal pak me bebin ne natyre, se ngaqe qe jam vetem ne shpi dhe qe jam tere kohen brenda, po me duket qe po ngulfatem, edhe ne tel.po pertoj te petgjigjem :)...
(12 vite më parë)
Depresioni pas lindjes e prek secien grua,dikend ma pak e dikend ma shume,mua personalisht nuk me ka zgjat shume,u bajsha shuem nervoze edhe skisha qef me pa kerkand,por shyqyr zotit me ka kalu shpejt e ishalla te kalon edhe ty

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?