Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Vajza ime është shumë e shqetësuar!

Pershendetje! Vajza ime eshte 4 muaj e 1/2 dhe deri para nje jave gjumin e ka pasur te rregullt dhe zgjohej vetem dy here naten per te pire dhe flinte direkt. Por para nje jave vetem ka qare gjithe naten dhe zgjohej shume shpesh nga te qarat. E cova ne spital dhe me thane qe ka dhimbje barku. Por kjo pune po vazhdon cdo nate jo si nata e pare por vazhdon te zgjohet shpesh dhe nuk fle nqs nuk e tundim. Jemi bere te stresuar nga kjo gje sepse nuk po arrijme te clodhemi dhe nuk po i durojme dot te qarat e shpeshta ta vajzes. A i ka ndodhur ndonjeres prej jush keshtu dhe cfare mendimi me jepni? ajo gjithashtu kafshon doren e vet mos ndoshta nga dhembet.

Ana Tela (12 vite më parë)
Stela Vlore (12 vite më parë)
Ana,vajza jote ben tamam si djali im.une djalin e kam 5 muaj tani dhe ka me shum se nje muaj qe zgjohet shum shpesh naten,qan dhe do ta tundin.zgjohet cdo 1 ore,ka shume raste dhe cdo 30 min.eshte shum gje e lodhshme por sben dot gje ta ndryshosh.une e kam len edhe pa e mare ne krah,mos e ze gjumi vet,por e pamundur,u mek nga te qaret dhe per te fjetur nuk fjeti pa u tundur.edhe duar i mban ne goj dhe krun mishrat e dhembeve.edhe kur i vendos gishtin,i kruan mishrat me forc.tani fillojn dhe u kruhen mishrat e dhembeve dhe acarohen.por per gjumin naten nuk ke cfare i ben.te presim kur ta ndryshojne ata vete kete gje
Eda 1 (12 vite më parë)
Ana mos u brengos, edhe djali im e ka pasur kete problem, nuk flinte ca dite pa e tundur dhe na shqetesojke jashte mase, tani fle shume mire dhe pa problem pasi qe ei dolen 4 dhembe per 1 jave e gjysme. Keshtu qe ndoshta e ka prej dhembeve. Cdo te mire.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?