Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Jam në ankth!!!

Pershendetje nena. Do doja te ndaja me ju nje problemin tim. U bene 8 muaj qe kam lindur e vazhdoj te kem gjendje ankthi, frike, me duket sikur do ndodhi dicka e keqe. Me kalojne neper mendje gjera te keqija te frikshme. Kam frike te rri vetem me femijen tim se me duket sikur do i bej dicka te keqe. E smund ta besoj kete gje se e dua aq shume, e me ka lumturuar ardhja e tij ne jete por mjeku me tha qe nuk eshte faji im qe ndihem keshtu, por jam duke kaluar post natal depresion. Doja tju pyesja a e keni kaluar kete gje dhe kur ku ka ikur? Do me ndihmonin shume pergjigjet tuaja.

Greis (12 vite më parë)
Anisa.dr (12 vite më parë)
Une jetoj ne Shqiperi po do te provoj te regjistrohem ketu te bebaime se sjam regjistru akoma dhe mendoj qe mund te flasim ketu nese nuk prish pune. Puc.
Coca (12 vite më parë)
E dashura Anisa te falemderohem shume nga zemra, per kohen, rreshtat qe mi ke shkru dhe durimin qe ke pasur me mua. Une jetoj ne Prishtine, jam shume e gatshme dhe kam nevoje per kontakte me ty, menyren e kontaktit zgjidhe ti e dashur. Nuk e di webfaqja beba qysh kishim mund me na vu ne kontakt qe ti vendosim kontaktet e drejperdrejta ne dyja qofte permes emailit ose... Si duket kemi shoqe plot une dhe Grejs (hahahah) qe jane ne kete gjendje.... Jeta po eshte shume dinamike shume e ngarkuar plus me pas edhe kete telashe qe mjafte shume ta ngarkon koken, po pres per kontaktet me Anisen.
(12 vite më parë)
sic duket ketu paskemi nevoje shume per ndihme hahaah...po me duket se askush smundet me na ndihmu perveq qe me i ndihmu ne vetes...psh une ka nje gjysme ore ia nguliti vajzes syte, here me duket qe ka shtu peshe, here me duket e dobte, here me duket qe spo merr frym e zgjohem si e trembur, edhe pse eshte lindja e dyte, e jam mundu shume mos me pas kete gjendje, por prape gradualishte rashe ne kete...ishalla na ndihmon Zoti, por edhe kur ishe vetem ne shtepi shume veshtire, se edhe kur i pastroj dhembet e syte, mendjen e kam te vajza...ju pershendes
Anisa.dr (12 vite më parë)
Nese do te thoja qe shih se ke femijet e njera tjetra se besoj qe ta largon. Do te them qe nuk ke pse merakosesh edhe aq shume se si do ja besh tashi me 3 femije. Secili nga ata e ka riskun e shkruar dhe ti edhe po te duash smund te besh asgje me shume (nese problemin e ke ketu). Zakonisht nje nene mundohet te beje me te miren per femijen e vet aq sa ajo mundet, dhe ske nevoje te dalesh jashte mundesive duke i bere dem vetes tate sepse nuk e shoh si te nevojshme. Mendoje qe sje e vetma me 3 femije dhe nuk jane shume ne fund te fundit qe te kapi depresioni rreth rritjes se tyre. Puna e depresionit pas lindjes per mendimin tim varet se si e trajtojme vet ne nenat. Disa e veshtiresojne edhe me shume duke e menduar vazhdimisht rreth problemeve e njera tjetra (e qe qon edhe me thelle ne stres e depresion). Une e kalova shume shpejte me ka zgjat rreth nje jave por e shihja qe nuk ka gje te mire nga kjo dhe pushova se menduari per keto gjera, me beso qe te nesermen jam kthjelle plotesisht. Avash avash edhe ti shih gjej dicka tjeter te meditosh dhe te shfrytezosh kohen sesa ta mbash mendjen te ajo se: Jam ne depresion. Sikur te isha afer do te kisha takuar qe te mund te flisja edhe me shume po ne fund po te them qe Allahu te ndihmofte dhe te ruajte nga keto mundime (se vertete jane te tilla). Te uroj cdo te mire.
Coca (12 vite më parë)
E dashur Greis, edhe une jam ne gjendje identike, bile une e kam me veshtire se ti, une i kam tre femije edhe jam ne pune. Po bohen gati 10 muaj qe kam lind (kur linda me hyni frika ankthi qysh do ti rris tre femije-edhe kam qef me ju nejt me gjitha shume gati...), e kjo gjendje ankthi me ka lodhur shume, te kisha me kalu ma shpejt krejt cka kam i kisha fale. Zakonisht mengjeset i kam shume te renda, po zgjohem prej gjumit teper e lodhun. Te psikologu kam qene e kot, te fusin ne ilace te qe te pergjumin, nuk kane aftesi qe me fjale dhe keshilla me te nxjerr prej kesaj gjendje. Une punoj sikur Grejs qe tha, nuk i le femijet me hjek per asgje mirepo gjitha i bej po vullnet - shume jam ftoef prej jetes prej qe linda, isha shume ne rrezik ne lindje... Ju lutem nena urgjent, qe mundet dikush me na keshillu dicka u jam shume mirenjohese, pason shperblimi hahahahah. Cka me bo per me kalu ankthin?!
(12 vite më parë)
Nora, te shqiptart pa tu perzi, edhe poqese je nena me perfekte ne bote, smujne, i han dicka ne bark mos me tu perzi hahah Anisa, edhe une jam frikesu edhe frikesohem ende, mirepo jo aq ekstrem, ne fillim zgjohesha naten, kisha frike nga vdekja e paptriur, deri tre muaj se kam prek pa i dezinfektuar duart, deri 7 muaj kurr se kam lene me shti ne goje nje loder qe i ka rene ne toke...po njeri po shkojke tu mesu, e tu u liru. qe ka dy muaj qe e kam marre ne shtratin tim, sepse po she endrra po frikesohet, me 8 muaj mund ta kthej prap ne shtratn e saj, vyen kohe me mesu prap, mirepo smujsha krejt naten zgjuar, e kur me preke mua vazhdon e flene. e sa per grejs, kisha pas deshire me qene se banojme afer, me komuniku, me u taku, shiko gjeje ketu ne forum ndonje nene qe banon afer teje, e ke me te lehte
Anisa.dr (12 vite më parë)
Kete shqetesim qe e ke ti e kisha edhe une per gocen time kur linda. Jam zgjuar disa here gjate nates duke mendu gjera nga me te tmerrshmet per veten se mos po i bej goces keq naj gje ne gjume. Jetoj ne katin e 11 dhe me dukej sikur naten do zgjohem dhe do ta hedh nga dritarja pa vetedije. I kam ul grilat deri ne fund cdo nate nga frika qe kisha, po te them qe po te kisha mundesi do ta kisha lidh njeren dore per krevati vetem qe te jem e sigurte se nuk do zgjohem naten per te bere naj gje te keqe ne gjume goces. Nga qe e doja aq shume dhe kisha frike se mos po i ndodh dicka e keqe. Kisha dhe enderra shummmme te frikshme. Kjo me ka kaluar tani elhamdulilah nga qe fillova te mendoj ne menyre me pozitive per rolin tim si nene e re tashme. E dija se keto ishin vetem nga stresi dhe arrita ta kaloj. Tashi flej shume rehat dhe kenaqem shume me gocen time. Shpresoj qe edhe ty te kaloj kjo gjendje se vertete te shqeteson shume. Gjithe te mirat.
Kosovare 1 (12 vite më parë)
Mos u merakos e dashur,nuk je e vetmja qe je duke perjetuar ate ankth,nuk mund ta pershkruaj me fjale gjendjen time emocionale te rende qe kam kaluar pas lindjes se vajzes.Me zgjati deri 10 apo 11 muaj,tani ka mbushur 13 muaj,eshte si mollë,bile nganjeher them me vete pse merakosesha aq shum se tek e fundit Zoti e ka ne dore.Asgje nuk i ndodhi edhe pse lindi parakohe e me peshe shuuum te vogel.Zoti i ka ne dore kot merakosemi ne,hiqe nga mendja ankthin mbeshtetu te Zoti dhe knaqu me beben tende...
Kosovare 1 (12 vite më parë)
Mos u merakos e dashur,nuk je e vetmja qe je duke perjetuar ate ankth,nuk mund ta pershkruaj me fjale gjendjen time emocionale te rende qe kam kaluar pas lindjes se vajzes.Me zgjati deri 10 apo 11 muaj,tani ka mbushur 13 muaj,eshte si mollë,bile nganjeher them me vete pse merakosesha aq shum se tek e fundit Zoti e ka ne dore.Asgje nuk i ndodhi edhe pse lindi parakohe e me peshe shuuum te vogel.Zoti i ka ne dore kot merakosemi ne,hiqe nga mendja ankthin mbeshtetu te Zoti dhe knaqu me beben tende...
Nora Ina (12 vite më parë)
Pershendetje greis une ikom djal dhe vajz binjak dhe prej dites se kan lind une teper kom pas frig mendojsha gjithshka qe mundet me ndodh dhe une ndoshta smuj mju ndihmu,deri se ikan mbush ni vjet naten gjdo or jom qu te krevetat tu kqyr apo marrin früm mir mos ika ra diqka ne ftür dhe smundet me marr früm. Gjithmon han jaukom blu shum qe mos mju met ne füt edhe deri se ikan mbush 9 muj gja ndor me hanger sjukam lan vet. Kurr skom mujt mu largu prej tyne as burrin me lan nje or vet me ta thojsha smundet mi kqyr e mu kujdes si une e pju ndodh diqka. Kur kan hec xhag gja ntok skom lan ku munden mu vra apo diqka me shti ne goj aq se u tutsha se po rrzohen, shtrojsha zingjera neper krejt soben me ra but, veq ju rrisha mrapa edhe kur kan hec shum jom tut qe po me rrxohen me mas kreje une edi qka kom hek tu ngajt deri sa jan stabilizu mir .Veq paramendojsha se qka mundet me ndodh keq. Normal gjdo nan ka frik qe pi ndodh diqka bebit po kjo tek une esht kan shum e tepert dhe te gjith me thojshin hajt bre si gjan gja qka po tutesh kshtu?! Deri sea ikan mbush 14 muj kom pas ket frik, tash pak muka largu tham jan ma te dishem pak a shum i njohin senet e rrezikshme!
Nora Leòtrím (12 vite më parë)
Haha louise te jap 10 ktu qa ke thon nqato dy reshtat e fundit ...Ke shume te drejte me mire se nena askush smund ta shoqoj dhe ne tash nuk jemi tkohes perdorim net lexojm jemi gjenerate moderne dhe mu e njejta mka ndodh haha
Greisi (12 vite më parë)
Flm Louise. Edhe pse ndihem ne kete gjendje kujdesem shume per femijen tim. E ushqej mire, e vesh bukur. E mbaj paster dhe kam shume kujdes kur luan por nuk di pse qe nga lindja e kam kete gjendje se me para nuk e kisha. Eshte nje gjendje sikur te mbyt. Po mundohem e po bej lufte me veten ta mposhte kete gjendje por eshte shume e veshtire eshte me e forte se une.
(12 vite më parë)
Me gjera qe i shtin ne goje kam mendu qe i mbesin ne fyt, gjitone lodrat per moshen e femiut
(12 vite më parë)
Greis, vetem mendo mire dhe pozitiv. Mendo se ti je ajo qe di te kujdesesh me se miri per femiun, mendo se me veshtire ka qene me u kujdese kur ka qene me i vogel dhe je kujdesur me sukses. Per me qetesu kryet, e mos me u frikesu, vetem mos le gjera askund qe mundet me i shti ne goje, mos e le diku larte po leje ne toke, e keshtu te qetesohet koka edhe te humb frika. Ndoshta kjo frige ka te bej me njerezit qe te rrethojne, se po kishin deshire secili me te mesu se si me u kujdese per femiun e ta kane humbur besimin. Mua ne fillim si kane nis me mu perzi ju kam thene stop, eshte vajza ime, dhe di me se miri te kujdesem per te, ia njof psikologjine, dhe jam me te 24/7
Greisi (12 vite më parë)
Flm e dashur per fjalet qe me the. Gjithe te mirat.
Natyra Natyra (12 vite më parë)
Pershendetje,une ju kisha sugjeruar te vizitoheni te ndonje psikiater ose neuropsikiater,,kam lexuar shume per kete lloj gjendje dhe kam degjuar qe eshte proces natyral i disa nenave,qe bien ne depresion pas lindjes.mos u shqetesoni eshte nje gjendje qe kalon.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?