Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Mos ta dua vajzen time !!??
Pershendetje mike, sonte deshta ta hap nje teme per te cilen kerkoj falje nese dikujt nuk i pelqen sepse behet fjale per familje te burrit e qe jane bo edhe te teperta ne portal por prap se prap e kemi perditshmeri dhe skemi me ke te shprehemi me lirshem se me juve e qe marim keshilla nga njera tjetra te cilat na ndihmojne shume.. ceshtja eshte te sjelljet e mia me vajzen time e cila po rritet shume shpejte mashalla h, po mundohem ne max. ta shfrytezoj kohen ta kaloj me te e te kenaqem me te e sidomos tani qe i ka mbush 6 muaj dhe ka fillu mu bo sherre e po na knaq shumee mua dhe burrin.. thjeshte e kemi zemren plote tani pas gjithe atyre veshtiresive qe kemi kaluar sic e dini shumica nga ju sa shume kam hjek deri e mora ne krahe.. por tani i degjoj vjehren dhe kunatat sa here qan vajza duke thene mos e duaj as ti as burri se vetem ju i bini mesysh me se shumti e nga ju po qan... si mos ta duam nee?? Ndonjehere edhe vet kur e dua shume e luaj me te nonstop them mashalla h dhe elhamdulilah nga Zoti cka mka fal... pastaj edhe dalim cdo nate me vajzen shetitim 1 ore me karroce ksaj ju ka bo edhe si orar flen pothuajse gjithe kohen si vijme ne shtepi zgjohet e para disa dite qe u semur me thonin po dilni cdo natee vajza e vogel ftohet etj etj... por une dua ta mesoj te ambientohet edhe ne mot te ftohte edhe te nxehte e jo ta mbylli ne shtepi.. nuk e di mundohem shume ta ruaj qetesine por ndonjehere po shperthej nga nervoza, atyre nuk ju them.asgje vetem Zotit i lutem tma largoj nervozen e mos te mirrem me keto fjale.. me falni se e zgjata por kisha nevoj te shprehem me dike dhe ti ndajme pervojat tona edhe permes komenteve...
♥ Jona ♥ (6 vite më parë)
♥ Jona ♥ (6 vite më parë)
Lidra flm shume per keshillat, nuk eshte se nuk e degjoj vjehrren aty kur e shoh qe e ka mire nuk me vjen inat dhe i them po mire e ke.. por kur eshte gabim fjalen nuk ja kthej edhe pse perbrenda plasiii po ndonjehere e bej ate timen e ndonjehere ja bej qefin asaj.. jam shume durimtare por kur teprohet me veshtirsi me kalon.. tpershendes shume e dashur :*
Lidra Lidra (6 vite më parë)
paska shume komente e spo kom koh mi lexu, une di met thon veq” bonu e meqme” ....me burrin mos u idhno ,kush qka te thot ,ti thuj poo mire e ki edhe vepro ashtu qysh ti din , qiken maje ngat veti ,duaje perqafoje sa te kish mundesi ,fotografoe ,shkruj letra(shprehi ndjenjat e momentit, kur te rritet i lexon,shprehja dashurin ,ngoje kaniher edhe vjehrren se 90% gaboj , po ni 10% e kan mire , nxjerre qiken jasht ama kujdes se ni her me tu ftof tani gjithmon me gripa ki me pas e kom prej pervojes.... mos ja kthe fjalen kurr , se me heshtje edhe shej tanin e plas , edhe pse ty zemra te kup, po kjo e kallxon karakterin tan edhe edukaten e mbi te gjitha fakultetin qe e paske , edhe une kam mbaru edukimin e shpesh kur me kap nervoza per naj fjal qeshtu thom e di se 4 vite fakultet kom kry per ket sen ;).... te pershendes e asniher mos e harru durimin , Durim Durim Durim
♥ Jona ♥ (6 vite më parë)
Lori kom provu po njehere nuk po i don po them ndoshta sa rritet pak.. as kavanoza nuk po idon vetem keto qe jane si pluhur i jap psh oriz te bluar ndonjehere ja bluaj pak banane ose karrote e ja shtoj , pastaj eshte nje tjeter qe po i pelqen me mjeder, aronia, dhe dredhez.. disa te tjera griz, banane dhe pjeshke dhe ajo good night etj.. flm shume per keshillen shume e vertete qe si dora jote qe pregadit per femijen tend smundet askush e asnje kompani..
Ori Lori (6 vite më parë)
Jona pershendetje be lidhje me vjerren sdi qa me shtu ma shum veq deshta me te then diqka ,,pse vajzes nuk ja gatuan vete ushqimet ,,pastaj bluaja mos I hedh kryp,sesa me ja ble ushqimet qe kan me muaj neper kavanoza..un e kam bere vete kete gje me djalin e madh ,Edhe shum jam pendu,as hipp e asnje kompani ne bote nuk e ben ushqimin ma te shendetshem,te paster sesa dora jote..
♥ Jona ♥ (6 vite më parë)
Altina po te kuptoj shume mire, per ate e ceka edhe me poshte se nuk te lojne me eduku femin tend sic duhet po nga dashuria i lazdrojne e bohet te paedukate... jo zemer me burrin jam super ne fillim kom pas kshtu fjale me burrin ata me benin nervoz e une hidherohesha me te pa asnje faj deri sa u mesova se tani nuk lejoj askend me ma prish rehatin me burrin..
♥ Jona ♥ (6 vite më parë)
Bebi bebushi faleminderit shume qe me gjindesh gjithmone prane edhe une kam respekt te madh per ty dhe per te gjitha nenat ketu qe japin nga vetja aq sa kane mundesi.. sa i perket punes se ushqimit ashtu po ja bej ne dhomen time e ushqej gjithmone sepse pikat per eshtra kur ja jap ne prani te dikujt me thojne uhhh qe i shkoj keq i mbet ne fyt e per ate nuk dua bile ne ato momente duke e ushqy te nervozohem... se sa i perket menys qe tani me tha vjehra fillo jepi gjella pasul, patate, oriz, elbasan etj. Se une krejt fmin e mi i kom rrit e kurgjo nuk i ka gjet jon shnosh si molla... po prap skom fol i kom thon po me duket heret njehere e kom vazhdu me produkte te hippit e ushqej se gjellat kane kryp e shume e vogel kjo me ja rendu lukthin me keto ushqime, edhe pse perpara i kane ushqy se nuk kane pas tjeter po tani pasi i kemi mundesite pse mos ti ushqejme shendetshem.. po prap shyqyr qe e kom perkrahjen e burrit e kom fillu tani mu bo ma e fort se ne fillim shume me ka mbet hatri e sidomos ne shtatzani kom qene shume e ndishme nga frika mos po e humbas bebin e vjehra me thoshte une 5 femije ikom bo e kurre shtrit nuk kom nejt as kurre nuk jom shku te mjeku... nuk ki mundsi pa u bo nervoz nga keto fjale po tani si nervozohem e kaloj kohen me vajzen e po me kalon elhamdulilah po mundohem mos mi mar afer zemres.. e per ate doja edhe mendimet e nenave si i keni tejkalu keto periudha...
(6 vite më parë)
Arrova te cek mos lejo qe kjo gje te ndikoj tek mardhenija me burrin. Sepse un jam tip qe i mar senet shum afer zemres dhe beso qe qdo nat jam nervoz as nuk mundem me fol me burrin.
(6 vite më parë)
Jona e dashur nuk ke qka ben. Vajza esht ende e vogel 6 muajshe kur po rriten ende me veshtir. Un kam djalin 1 vjet e gjys mbrem vjeri ja jepke topin edhe e qojke ava mqoja drites. Nuk durova dhe i thash mos ashtu sepse e then. Por as sme degjoi. Kur e prishi nje tavolin vjerra tha se nenen e pat aty si e la me prish. Vet po i mesojn me be sherre pastaj kur e ben nena i ka fajet. Kur e marr me qu ne gjum e thirin ajde ktu lujna. Tani djali po kupton e spo vjen me fjet tu bertit po duht me qu ndhom. Kshtu qe e dashur vetem durim se skishe qka me bo.
Bebi Bebushi (6 vite më parë)
Jona po ta jap nje keshill qe ma ka dhan vjera kur mos e ushqe vajzen ne prani te tjerve mere ushqeje ne dhomen tande vet nga ushqimi fmive rrjedhin debate te medha fmiu han nuk han vjell bon ato veq vet ti menagjoje kur del prej dhomes fmiu i paster i gatshem per loj. Un fillimisht e kam ushqy vajzen ne prani t gjithve vjellke vajza plaske sheri hajke plaske sheri nuk hajke gjithashtu e per meny etj etj deri sa me keshilloj vjera tja bej ashtu . Sa i perket dashuris ti gjethmon ke me mbet pa frym per vajzen qka do qe ajo bon mendoj qe thelle ne nderdije te ka mbet ajo friga e shtatzanis mos pi ndodh diqka gjithmon po nisem nga vetja per vajzen time te madhe se per dashuri amesore nuk ka nan ne bote qe i ka mend ne kok e nuk e don fmiun e vet natyrisht qe do te luash nga loja dhe puthjet e perqafimet ritet beba. Kur e vendos ne gjum ne vend te ninulles mund ti kendosh dua eshte mire me ja bo rutin nje ninull te njejt me sinjalizu trurin qe eshte koha gjumit e pas asaj edhe tre duat e msyshit me melodi dhe pastaj mos ke frige nga msyshi me. Sai perket ritjes dhe edukimit mos e lodh koken me mendi per ate kohe 18 vjeqare por tu e rit e tu e eduku e ne fakt nena e edukon femiun qe ne djep do ta shef me kohe qe bash gjdo gjest ka me ta perserit e vogla jote. Dhe bisedo shum me vajzen more le te qesh kush te doje ti ashtu ja zhvillon leksikun dhe mendjen. E kur i afrohet dikush me grip i thu ti mos e perqaf ti je zani i saj mos prit nga tjeter kush me mbrojt vajzen. Edhe diqka respektin qe ki me ja dhan ti familjarve beso qe ka me tu kthy nga fmiu yt . Kur i thu urno kafen vjeres neser vajza jote ka me te than me patjeter urno mami te lutem mami... un nga portali me aq sa te njof kam respekt shume per ty nuk mu duk e hijshme nga disa qe tu kan kundervy. P.s shiko sa kudermendime ka veq ne pytjen tende njerau anku se nje nAn le femiun unt, tjetra u anku se nje tjeter i jepka gjdo or qumsht.! Jemi njerz paragjykues e dashur patjeter qe edhe mbrenda ne familje do te jete keshtu kshtu qe mere me sportivitet do te jesh me e lumtur.
♥ Jona ♥ (6 vite më parë)
Eh bash nesa, edhe mua para nje jave mu semur vajza e qellova bash te mami tu bujt ju mbush trupi krejt pucra e kur shkova atje vjehra tha duke qesh qe si u shku te dajt u semur vajza.. une vec buzeqesha :D ... ski cka bon tjeter, e pash qe as burrit nuk i erdhi mire qe foli ashtu... e aty qe semuret nuk ka problem vec te mami sben, bile dje ju afronte djali i kunates me grip e perqaf vajzen nuk i thoshte largohu se mundesh me ja bart e mua ate dite menjehere me tha mos e kane pas kete virus aty dikush prej femijeve te nana jote hahah !!!
Rina Tina (6 vite më parë)
Uh moj Jona qysh e kam rrit vajzen e madhe me nis me tregu mbetesh pa mend deri sa m'qiten n'depresion,isha e re nuk isha e mesuar ende te duroj muhalife e ata shpirtin ma kan pas hanger,e tash e kam djalin pas 3 vajzave e dy aborteve edhe ni dit e kish qit nana jeme n'viber luft u ba pse me qit nana jote djalin n'viber se ja shohin krejt e i bijn msysh e kunatet e mia n'fb e n'instagram e qesin e sen nuk thojn,po tash jam msu me ta di qysh mi menaxhu edhe e kam ma leht tash se nuk jetoj me ta,e ti duaje vajzen mos humb koh me fjalt e tjerve se une shum e kam desht vajzen time e shum jam kujdes per te edhe pse ne kushte te veshtira si nga gjendja ekonomike si nga ajo psikike mua prap po mbren ndergjejja qe shpejt u rrit e skam mujt mu knaq sa duhet me të.
♥ Jona ♥ (6 vite më parë)
Hahahah sa interesant perdet paskan qejf femijet mi pre.. duhna tani mu kujdes ne max. sa ju perket gershereve hahaha.. edhe une si e vogel 6/7 vjece i kam pre qerpiket edhe floket perpara , po ja kom pa hajrin se qerpiket pastaj me dulen me te medhenj hahah..
(6 vite më parë)
Hahahaah me kujtuat vellain tim. Kur mesoj me pre me gershere te gjitha perdet e shtepise i preu dhe mami u detyrua ti nderroj te gjitha. Nje dit po beheshim gati me shku ne plazh dhe kuptuam se rrobebanjot e te gjitheve ishin prere nga ai hahahaha e sa e sa gjera dilnin perdit qe ai i kishte prete i zhduket te gjitha gersheret nga shtepia
Lora 8 (6 vite më parë)
haha edhe djali jem para dy vjete sa u pat msu me i perdor gersheret patem shku me nejt te vjerra e ti kish pas gjet aty do ti kish pas hi perdes krejt rena rena.
♥ Jona ♥ (6 vite më parë)
Haha flm shume mami i lorses me te vertete gjeja me e bukur dhe e embel ne jete saqe kur e shoh se po rritet shpejte them ooh ta puthi pak se mo nuk kthehet koha prap..
Luna Luna (6 vite më parë)
Jona duaje e puqe e knaqu me ta se jan budallaki te ktyneherit .Perpara si kan lan nenat mi prek femijen ose me ledhatu nga frika se mos pp humbi koh me i bs punt ahaha .mbaje ate qenderim qe e ke dhe mos diskuto me asken dashurin nene e bij..Gjeja me e bukur dhe e embel
♥ Jona ♥ (6 vite më parë)
Hahaha kuku fitore paramendo kur rritet vajza ime mi pre perdet ashtu dal ne gazeta e bohet historiiii si i preu perdet ku ishe tiii?? Haha popo cka me bo po bojme sab er.. sipas tyre ata e kane mire e une keq e sipas meje ata jane keq e une mire e njoni duhet me leshu pe ,ne kete rast nusja ...
**mah-babies* * (6 vite më parë)
Oh jona po ma te vjetrit jane kshtu e dashur.Nje rast po tregoj,isha me djalin te nana,edhe ky mor gershanet edhe i preu perdet qe i kishin ble oara dy tre dite.Edhe jo pak,po i bani qe direkt me i mbledh e me i gjujt.Edhe un i mshova djalit se ma mplasi,edhe gjyshja jem dy dit sum ka fol.Tha ti perdhum temin u qove i mshove.Edhe sa her i mshoj pak,bahet problem atje,se mendon kush ja heka naj veshk.E di qe seshte as e drejt as e shendetshme ky fiksim i tyre pas fmijve po qa me bo ske ku i qon.Veq sab-er
♥ Jona ♥ (6 vite më parë)
Kur m'thotë dikush se po e mban fëmijën n'krah shumë, se po i jep me pi shumë shpesh, se po e përqafoj shumë, se po e dua shumë.. Unë veç buzëqeshi edhe largohem. Sepse nuk kemi nevojë për këtë lloj energjie negative në jetë. Jepni dashuri në çdo gjë që e bëni. Dëshminë për këtë keni me e pas në duqat e vogël që po i rritni e që kanë me jua shndritë botën. ????...... Mimoza Ramadani..... #supergratë #supernanat...... Shumee me beri mire edhe ky tekst qe e lexova ne fb dhe keshillat e juaja.. ju faleminderit shume te gjithave!
♥ Jona ♥ (6 vite më parë)
Komenti është larguar nga moderatori
♥ Jona ♥ (6 vite më parë)
Po e vertete qe edhe nga ana ime me thone por me keta e kam lehte flas lirshem ku nuk me pelqen ju them ne sy mos mu perziej dhe kaq. E me familjen e burrit nuk mundem se me vjen keq me fol ne ate menyre. Po mundohem te mos flas sic po thoni edhe ju ndoshta me kalimin e kohes nuk merren me me mua hahah se perkunder te gjithave vajzen mundohem ta afroj me gjysherit, axhen e hallat po kur i shoh hallat per shembull qe me familjen e burrit nuk kalojne mire e femijet nuk i kane askunddd e vijne te ne i flasin vjehrres per mua dicka aty me te vertete behem shume nervoz por prap them elhamdulilah qe ka Zot larte dhe ja le Zotit prap nuk flas e nuk mbaj inat e mllef e as me burrin nuk krijoj debate shkaku i tyre nuk e ve ne pozite te veshtire asnjehere se me dhimbset mjaft i ka telashet e lodhjen e tij qe mezi pres te kthehet nga puna e te dalim per shetitje me vajzen kjo flen e ne bejme muhabet cka ka kalu ai nervozen gjate gjithe diten kjo flasim se bashku lirohemi dhe kalon nervoza , po kjo po ju pengon disave... vetem cka i sheh edhe ai vet e ju terhjek verhejten e besoni mua me vjen keq i them mos fol ashtu i ke prinder etj etj.. eshte fare e lehte per ju oj nena qe jetoni vetem me burre e femije me thon aiii kurgjo sjane keto fjalee se valla prind e tu mi pas ndonjehere nuk mundesh mi duru po cka me bo sjam as e para as e fundit ne kete situate..
Jeta Hoti (6 vite më parë)
Jona, gjyshja ime (nuk eshte shume e vjeter) per cdo mbramje i merrke nipat e mbesat e ju knojke dova e ju thojke lutje mbi kry per mos me i ra msyshe, krejt na i thojshim leje mos i tut fmite (jo pse nuk besojme ne msyshe) ama ajo prap e bojke tveten tash ndoshta nuses i ka pengu ama kurre asni fjale nuk e ka thon marr parasyshe nijetin e gjyshes qe e ka pas per tmire. Sigurisht as vjehrra jote nuk e ke me te keq po ia don tmiren meses edhe mendon qe ashtu po vepron drejt.
Lenaa .. (6 vite më parë)
Jona ashtu jan të gjith beso edhe mua me thoni qeshtu mas e vesh djalin trash,mas e qit se ftoft,mas e laj me qit jasht laje ne mbramje,naten mas i qit qebe veq me jorgan leje qdo sen hiqq skam fol kurr besoo,edhe erdh nje dit momenti veq 1 fjal ja thash,djalin e kisha me temp mas e qo te mjeku hiq perdor qira me qumsht banja pasi edhe burri mtha banja per deri sa kurrr sum ka than mas e qo poo edhe atina ja mushen menen ne tel qe folum se jam veq me burr aty fola thash krejt mjek ma spe qoj thash djalin hiq te mjeku po i ves krekt qka mi baa edhe nuk hupi koh me shkue,un thash pe qoj te ai se eh ka te kryem.per qet pun se as ti as un se kem te kryen per mjek aq thash edhe ma kurr sum kan than sen besoo edhe ju veq nga ana burrit poo edhe nga ana jem gjeth mkan than jo ashtu jo kshtu banja skam fol prpa kam vendos vet qysh kam dasht edhe tii veq thuj ok prap vazhdo ty qysht doket mir per fmi tanin!!
Tanna . (6 vite më parë)
Jona une jam e lumtur kur shof femra qe per veq se te edukuara ,shkolluara e dijn tamon rolin e tyre si nana. Te thash se rritja e femiut vet I ka perparsite po edhe veshtersit e veta. Ne kallabllak gjithkush e shpreh ate qe mendon, e me ja nis qdo dite sa fjalen e nin kuku bohesh me fol vet me veti. Ti prap vazhdoje me ate metoden tende, se per qita fmite e pare se dikur Thu pse spo folin hahahah se veq fillimi osht qishtu. - pse I ceka shume raste we I kom pa vet ,se krejt qato nana te punsume e te shkollume kishe , po gjestet val la sikur mos me u rrit ne toke. Se edhe nanat tona skan kry shkolle po lakmi me ju marr shumices qysh na kan rrit me do rregulla te pa shkruara po shume te efektshme. Qka me I than femres se shkollume qe qohet qdo ore i jep bebes qumsht formula, kur mbrapa ne ambalazh shenon sa here maximum duhet me pi beba brenda 24 oreve??? Edhe asaj si nane I doket shume mire, edhe thot po beba po lyp, une nuk e di prej kur po ia kuptojn gjuhen bebave hahahah. Fmiu nuk rritet pa qajt ,pa u anku pak, e sdon me than mi jep qumsht formule ka te sillet se ai nuk tretet si qumshti i gjirit, e me qit fjale tani ajo nusja me than qe vjehrrive po iu dhimben paret e qumshtit, po I dhimet qe e pin beba. Jo jo nuk osht ashtu ,po qata osht shume vshtir ne bashkesi. Se kur nuk e shef qka I bo femiut as nuk fol njeri , a kur pe sheh val lahi vesht po te flasin mos me t3 fol goja. Po e mira eshte se ne fillim Jon qito sene se dikur mesohen me bebe ,me nane , nana me vjehrri edhe bohen si njejt raportet. Qka mi thon vjehrres teme qe ata fmit e kunatit ka te sillet thot kta mos mi prekni, mos mi ngucni, rumni se kta Jon te Mit, e fmite e bijave qe I sheh shume ma rrall apo djalin tim ,kta skan rendesi a vrahen a rrxohen. Jon vet do tipa grave qe nuk nalen kurr tu lshu fjal kishe po thojm diqka. Une I kom than, me ma bo mu nana qysh po ju Thu ti qikave une isha prek, se femit e djalit I ki gjith qatu a te qikes shume ma pak, e edhe ata kan nevoje per gjyshe. Po ajo ish politike kishe me met mire me nuse hahaha. Fore te lodhta. E une I kom thon qysh po I dallon nipat ashtu edhe kan me te dallu. Mos merr ngat zemre kurgjo, se as per mua seshte e lehte ka te sillet me thon jo ky djali ne shpi po me don a i juji jo ahhahah ,po normal qe te don se je tu e rrit e djali jem te sheh 1 here ne vit edhe qatehere sdin me dasht but po presin qe ky mu qu mi perqaf krejt ahhaha.
(6 vite më parë)
Po e shoh qe e paske mar shum ngusht ket pun po nuk e lshove ne ler ti paske me lujt mendesh ti jeton ne bashkallak do e kesh te pa mundur ta edukosh ashtu siq don ti gjdo kush do e msoj per qefin e vet un jetoj veq vet po osht ka mjafton 10 minuta me fol ne telefon me dikon edhe krejt tjeter sjellje e krejt tjera fjal po i flet djali edhe diqka ska lidhje asgje qe po thu ti un jam me shkoll te kryme sdo me than kja kurgja se ka pot nena qe skan as shkoll as kurgja te kryme po femijet i kan per mju mar lakmi kjo osht pak edhe dhunti e zotit se qysh i fal femijet e ka plot prind qe jan tr shkollum e te edukum ne maksimum po femijet si kan kerka hiq e sa per qe ka than met ndihmu vajza asgje te keqe ska as per qik as per djal pse mos me i shti me punu i vyn per veti se jo per neve se do bejn familjen e tyre e duhet ti msojn shum gjera valla un po shoh shum raste se qika 18 vjet ni kafe sdin me qit se le me tjerat njejt edhe djemt ka plot raste kur sdin as ni pun me ba po nuk e lshove ne ler paske me lujt mendesh
$uzi **** (6 vite më parë)
Sa per synin , syri eshte hak ..edhw dashuria ndaj fmis te vervbon dhe nuk e shohim veten se ku arrijm masen ..gjithnji thuji mashall-ah .(.berakall-ah ~All ahu te bekoft/te udhzoft/te rrit hajrit kto jan dua shume me vler qe te te letsohetrritja ) beji duan qe ke te mburoja muslim veja doren ne ball dhe thuja sa her e xjerr nga dhoma..e po delni jasht..etj..
$uzi **** (6 vite më parë)
Jona zemer nese do kishe shkruar .."qe po me lejojn ta dua e ta rris sic dua vete" ateher do ishim cuditur vertet.!!ahahs .edhe pse nenat qe jan jasht e kan kete "favor" qe ti edukojn ashtu sic duan vete.sps.ndryshe eshte nji ore ne Skype ndrysh kontaktI jon I perditshem.24or .gjithsesi U tha qes ka perfektsi nga asnjana pala.(sps ato flasin me pervojen e tyre Ne flasim me tonen .idet/mesimet e reja qe lex))e vertet qe brezat e rinj nuk perputhen me ato te vjetrat, ama cte besh kjo eshte spr-ov sps po te ishte aq e lire & tu respektonte fjala jon ,femijet tan do ishin ndryshe ( ne fund secila pal mendon se kujdest /din me mire se tjetra,duhet me gjet nji mesatare sps nuk rritet I shendetshem ai femij) pastaj zemer ti je ne fillim prit sa do degjosh./merre me sportivitet.Tani meqe je e vendosur dhe kjo eshte gje e sh e mire ..sado qe ato te flasin bej sikur s'degjoi(ose thuji ok do mundohem & vazhdo rrutinen) heshtja eshte arma me mire..edhw po folem ato sdo ndalen..eshtw mosh e thyer nuk perceptojn si na...te rrisesh femij me edukat ne bashkesi eshte heroizem..me mshiren e Zotit e me dua arrihet cdo gje** keshilla ime eshte : mos I merr afer zemre fjalet e tyre fundja keto fjal I degjojm edhe nga prindrit tane...mundoju Mos shfaq hatermetje..ne Ate qe te thojn..porqe thuju pediatri me ka keshilluar kshu ose ashtu..gjith I kemi kaluar kto situata ndoshta edhe me shune se kaq...por fiton imunitet dikur..dhe mOS lejo qw muhabet qe te thojn me kalu "debat" me burr..fundja ato ika prinder ty grua kete eulad.*.3 gjera te shtrejta.)).kujdesU me maturin qe ke qe ky femij gjithnji me ju bashku ne familje dhe jo me ju ftof..se fundja e keni pare se kur ne kerkojm hakun dhe sna jep kush ..femija do ta pesoj..do kundervihen.dhe me shume qw me ta vu kundra..etj..e kam kuptu qe sot me "shpat" nuk fitohet po me maturi/takt sinqeritet dhe DUA))) Zoti ta letsoft e ta rrit hajrit dashurin tende*
(6 vite më parë)
Jona une nuk para shkoj shume me vjehrrit e mi. Ne shtepi te tyre mund te shkoj 1-2 here gjithe vitin e ato vine nji here ne 2 jave kshuqe nuk para takohemi shpesh dhe me thene te drejten nuk me thone asnjehere asgje. Ama keto gjera keshtu sic thua ti mi thone ata mga mami im. Mos i puth femijet se i behen faqet me pucra. Mos i puth se nuk puthen bebet. Mos bej kshu se ti i mer ne sysh kto mos kshu mos ashtu. Mos dilni se esht von mos e le jahst vishi kanatjere vishi corape hiqi xhaketen. Etj etj etj qe po te vazhdoj nuk pushoj deri neser. Me thene te drejten mamin tim e kam perzene nga spitali ate dit kur linda. Une isha mire mbas lindjes dhe doja qe vajzen ta mbaja ne dhomen time jo ta coja tek dhoma e bebeve gjithashtu doja te kaloja pak kohe vetem me te sepse e dija qe ne shtepi kisha dhe djalin dhe normalisht sdoja qe ta beja shume xheloz. Ne sekondin e pare qe une mbyllja syt mami im therriste infermjeret per ta marre. O zot mu be e padurieshme jo esht me mire atje jo po do ta mbash gjith jeten lere te rrije atje tani jo esht me mire atje uuuffff kshuqe nuk ka te beje esht ana e burrit apo ana jote varet nga lloi i njeriut. Ja km prere shkurt atyre te mive nese perziheni nuk ju sjell me as foto te femijeve as nuk ju tregoj me asgje i kam thene. E zgjata shummmmm po ta dish qe kam shum me shum per te thene. Kshuqe mos u merzit lere te vazhdojne ounen e vet thuaji po po dhe bej si do vete
♥ Jona ♥ (6 vite më parë)
Jo fitore duhet me qene gjyshe e drejt edhe nese e mbron fmin nuk bon nersy tij se ai vec e mer malin po duhet kur nuk eshte ai prezent nese ka nevoj me ta terhjek vrejtjen.. une e di shume mire cka ka mem prit kur te rritet vajza... kunates sime i thoshte nje dite ne prani te djalit te saj hajttt nipi im se sguxon mami me te bertit e as me te rrah.. qikjo dashuri aaa? I shoh edhe gjyshet tjera qe jane te drejta ju thon nuseve edukoje mire mos e le me ta mar shijen e me u lazdru.. po cka me bo do te durojme keshtu sa mundemi.. Merita jo per bese nuk eshte se jam bo e ndishme mbas lindjes se une jam shume e qete e kom nerva shumee por kom qef me pas korrektsi e me qene strike se vajza 6 muaj i ka njehere kjo nuk din mu eduku ndryshe po te gjitha gjerat si gjumin si ushqimin si me pi jom mundu shume dhe ja kom bo me orar e tani per tani edukata e saj eshte kjo. Edhe e kane pa qe kujdesem mire per te se ihaaa kurgjo sjane keto fjale cka mkishin bo nese kisha bo gabime !!!
Merita ... (6 vite më parë)
Mbas lindjes mire me te fol po tu doke keq,se je pa gjum e lodhun e po kishe qef me e pas qetesi ,sot spo ka nevoj me te mesu kerkush se po e dim qka eshte mire e qka keq per femij.une prej si kam mbet shtatzan e deri kam lind non stot kam lexu veq per bebe ,jam mesu net qysh duhet me pastru se qasaj ja bajsha gajle me se shumti,e vjehrat tona kan qef me i apliku ato metodat qysh kan rrit fmijen e vet, edhe mue me ra me shku ne ks me bebe te vogel e u mundojshin mem msu, po si kam degju as nuk folsha.e rehatojsha vet.
Lady (6 vite më parë)
Oj jona hajt oj gru se edhe pse e ke kry ti shkollen vjehrra jote pa shkoll e ka eduku burrin tan qe ti e ke marr e je martu me ta..ti duhesh te jesh e lumtur se po kujdesen per vajzen tane se po vallai ka dikushi as me sy nuk e kqyr..mos paq gajle ma te mdhaja.
Fitore S (6 vite më parë)
po dashuria e gjyshes shkon edhe at shkall qe nuk e lejon me ba kurgju i mbrojn por edhe ti perdor pra diplomacin e fol me te tregoj qka esht mir e keq. vjehrri shum mir paska fol po vallai edhe na mu mundu me i msu me na nimu kur tju vjen koha e adoleshences tybe kan me pritu ni got uj per veti mu qu me marr se mos flasim per tjerat un i shoh adoleshencat ktu huna ntok mi ra nuk qohen me kap ahhaha po ishalla bahe te hajrit.
♥ Jona ♥ (6 vite më parë)
Faleminderit shume per kohen qe e keni nda per mua.. po e shoh qe ato nena qe jetojne ende ne bashkesi me kane kuptu me mire.. eshte e vertete qe asnje gjyshe e halle nuk ia do te keqen mbeses por nuses mundohen vetem me i gjete gabime, e nuk japin asnjehere ndonje lavdate kur ben dicka mire qe me te jap vullnet por vetem shikohen mes vetit.. mua kjo gje me pengon shume sepse une jam nje tip qe i pranoj edhe kritikat e mundohem me permiresu gabimin por qe perfekt nuk jemi asnje.. me cudit fakti si nuk niset asnje nga vetja me vnu doren ne zemer me thon Hej ngadale se si mu kish duk me ma bo mua vjehrra ime ose kunata e qe ne fakt keto te mijat i kane pas te njejtat probleme.. une i kom cek kete punen e msyshit dhe shetitjes por ka shume gjera tjera qe mos te ndalem tani ti permend qe me bejne te ndihem keq.. po e permendi vetem nje qe ndodhi sot.. vjehrri thoshte si ne shaka kur te rritet vajza i ndihmon nenes se vet ne punet e shtepise e vjehrra me ton te larte i thoshte nese jam gjalle une nuk e lo vajzen me ma lodh !!! Si kishit reagu ju ne kete rast? Se une nuk reagova as mire as keq u bera qe nuk me la pershtypje a ne fakt me mbeti ne koke kjo fjale se dua vet ta edukoj vajzen time si tfilloj te kuptoj nga fjala te behet e degjueshme dhe mos te behet dembele.. pastaj thote nuk guxon me mi bertit vajzes askush etj etj.. dhe di shume raste ne familje kur femijet kane pas kesi perkrahje nga dikush jane femije shume te pa edukate dhe me pengon shume kjo gje se nuk eshte se nuk di si edukohet nje femije se e diplomuar ne fakultetin e edukimit jam e po pres edhe te punesohem se shpejti.. Nje femije nuk edukohet duke i bertit e rrah po duke i ven kushte/ denime / shperblime mundet te arrihet qellimi qe ja cakton vetes cfare kerkon nga femija yt.. Por prap pas bisedes me ju po them ndoshta une qenkam gabim ... nuk e di cte mendoj, faleminderit shume per keshillat.
Tanna . (6 vite më parë)
Boa te kuptoj si ndihesh, sikur shtatzania ashtu edhe lindja te bejne shume te ndishme. per ate thash varet kush te thot se vjehrra qe te thot gjera me te shqetesu Ben shume keq. Psh shoqes sime vjehrra 2 dite pas lindjes tu I then uhh sa barku I madhe te ka mbet hahahah. Eshte diqka e palogjikshme nji nanes sd 're me iu drejtu me ato fjale. Une nuk jetoj me vjehrren, por do fjale si qdo njeri me ka be mu prek, amo per femij as une nuke kam dite qe kur lindin per disa diteve sikur po e hum shin bukurin, po iu 'deformojke' koka, ftyra mandej po shkojshin tu u ndreq. P gjith vjehrra me ka than fjal te mira prej larg. Po kur jam shku ne pushim, me vite me qajt se atje femit veq ma te shtir e nuk I kqyrshin fnit e Tyre po cila u qojke ma bojke ty spo te rrin djali, sa shum po te qajka. Ne fakt djali melaqe po u frigsojke se 100 ftyra I shifke te reja, e shume nxet, ok bojke vaj sikur krejt , e femit e tyre tu bertit po Jon mesu me ata , e djali I'm mu duke sikur po I pengon. E beso pritoj Tash me shku ne pushim veq se e di se shume tu ma vnu mendjen qka po bon, pse spo te rrin djali e qisi sene qe ste lejn me pushu rahat. Po qka me bo, as une nuk du mem qajt djali po val lahi ska faj as fmeija ahahahahah
Fitore S (6 vite më parë)
jona e dashur gjithmon kan than qe si baba e nana qe i bijn fmis sysh si bjen kush jo ne at kuptimin me shiku me.sy keq po nga dashuria e madhe qe kemi.per te un e kam vrejt djalin tim kur isj ma i vogel baba i vet nga ouna kur vinte luante me te aq shum sa qe naten smu rahatojke qante. nese te thojn vjerra e kunata ateher edhe ato nuk e kan me qellim te keq perkundrazi nuk besoj qe ni gjyshe e hall qe ja don mbeses aåo nipit te keqen. ani mir si del e ambientohet qika e kuptoj qe gjyshja shqetesohet frikesohet por me fjal te embla ngadal i thu po nan mindet me kan edje ajo por qikes ju ka ba rutin po.i pelqen kjo kur e shoh qe esht shum ftoft as un se qes. gjith mami e vjehra mkan tjan ju dy prinderit i bini msysh se e keni gjoth para syve e doni luni shim me te normale qe nuk rahatohen fmia tani. mos i merr afer zemres sepse askush nket jet smund te te ndaloj ta duash fmin tend. me jet tgjat vajza
Tanna . (6 vite më parë)
Jona eshte shume normale se rritja e femis vetem I ka veshtersit po edhe te mirat e veta. Po pak eshte mire me dal ne tona anet edhe ne si nuse, nana ,motra. Ti ( ket e kam bo edhe une) nese neser e shef diqka keq femiun e vellaut-pamarr parasyshe gabimet apo kujdesin e nuses, si nane me experience ki me iu drejtu kunates me naj keshill qe ty te duket e arsyeshme e asaj I vjen ku me dit sa keq. Na njerz jemi edhe besom ai qe te sheh keq e ste thot asgje dije qe ste don. Ose sod ka ardh koha veq te dhimben fmite, se kanjihere ma mire mos me pas as sy as vesh. Se sheh keq, fol sse te plas barku edhe ajo fjal ste mirret per keshill qe ia don te miren p.o. si urdher. Nuk po te drejtohem ty, por po lidhem ne teme. Eshte shume logjike qe ma shume se nana qe e don evladin askush smundet me dasht. Po dashuria nuk nenkupton dituri- dije si me rrit femiun. Ja disa raste qka kom pa nga afer. Mu qu me la femiun ne 6 mengjes qe me hjek gajle, e me lon ne sallon te ftoft mu ngri femiu ne toke ter diten e ma shume femit te mjeku se ne shpi, mi dhen uje drejt nga frigoriferi, mos me lut femiun 7-8 muajsh per uje pas ushqimit, mos mi jep bebes gji veq per pik qefi po formula e me thon po une spo kom gji a ne fakt hala pa lind gjiu I kullonte, beben 2 muajshe me lon mbshtet thuaj se ulur, me qit beben ne ulse kerrit e mos me lidh, e me vozite ashtu - se ata qe ja kan dizajnu rrypat e sigurise nuk kan dite, femiut gati dy vjet tu ja mbush shishen qumsht formula se ma leht e tu mos tentu me ushqy a qka po di, ne vend orari te bukes mi dhen yogurt e shume e shume tjera. Sa qe I kam then pse kur ti je e uritun si nane nuk po han yogurt edhe flej e qete ahhahah. Edhe 10 femi mi rrit njeri prap gabon, nuk din se gjith dikush ka njohuri ma shume se tjetri. Gjithqka varet se si I ki reportet me dikend. Rrethi I afert Me pas ku me dite qfar nuse ,fmiun skan qare pa e dasht se fmi esht. Po mos I merr me te keq fjalet,perkundrazi nese nuk keni pas me heret prob. Mos e lejo qe femiu me ju largu po me ju ofru. Ti prap I din ma mire qka e qysh me be, po mundohu gjith me pa anen pozitive perderi sa nuk teprohet. Djali im sa here ka shku burri ne pune e ka lujt me te ne mengjes, ka plas tu qajt e lot krejt ftyren.edhe I kam then burrit mos me lujt ne mengjes se djali po merr msyshe, se normal u qojke I ngit gjum veq hare e disponim e burri u tranojke prej qefit po djali dojke me pelcit ton diten. Edhe vjehrra jeme , edhe nana jeme ne tel gjith me thojn o veq at fmi e ton diten po I bini msysh. Edhe e vertet se djali 8 muajshe pat fillu me provu me ec e fol e Tash gati 2 vjet e 10 muje menxi fol se na tu e bo interesont qdo gjest. Une I besoj msyshit, edhe kom qef me pas pak kujdes . Mfal se e zgjata shume , si zakonisht aahhahha
Boa Shq (6 vite më parë)
Jona e dashur me duket te gjithe i kemi kto probleme..mua vjehrra po me hedh ne depresion me fjalet e saj vec po mundohem te ruaj qetesine per burrin e djalin tim..mezi po pres te ikin vjehrra ta vazhdoj jeten si dua un...jo nuk ke gji..jo mos e ven ne gji kaq shpesh..jo mos ja ndrro pampersin gjithmon..jo tju tha gjuha djalit po mos e le te fle me goj hapun..jo mos e mbaj ne krah..jo lere te qaj pak se nuk i ben gje..jo pse ka 1 pik te kuqe te syri..jo pse e ka njerin sy me te ejtur..jo ke per ta par qe e ke djalin me kam te shtremta per ta te rri djali qashtu..jo mos e le te flej gjum ka shum...besoni o vajza kto sjan asigja me ca po me thot..ne ven qe mem dhan kurajo e mem msu me ec perpara se sot mi ban djali 3 jav e jam nene per her te par kjo po me ben me ra ne depresion..e jo ma larg se para 3 netve me ka akuzu per shum gjana te kote e te paverteta e me ka ba me qajt si fmi...aman o nana se shum veshtir me i perballu do gjana
(6 vite më parë)
jona ka dhum rastr qe te thon mos e do fmijun se ti ne moment zemra te largohet nga vemendja femijes dhe kshu largohet mesyshi disa mendojn..a sa per ate qe e nxjer vajzen me shetit me karoc sesht asgja shum mirr ja ban e qe u ka ftoh pak sdo me than qe e ka nga dalja se mundet edhe dikush me viruse me taku e me ja percjell virusin qe e ka ...tana tan jeten smun e ma pa gripe esht normal 4-6 her ne vit mu semur qdo femij se kshu rigjenerohet imuniteti esht pjes e zhvillimit e paq me jet vajzen
**mah-babies* * (6 vite më parë)
Jona ti mir qe veq te burri,un edhe te nana i kam kto fjal bile ma shum aty.Sod e kam djalin 4 vjeq edhe hala mthon vishe se u zverdh,jepi se ska hanger,qite ngjum se ska flejt sot hiq ,mes i ban foto,mes i qit nviber etj.Dmth ende mkshillojn nket menyr.Nfillim mu doke rand po me kalimin e kohes jam adaptu me kto fjal.Gjyshja jem e do shum djalin.Pak me lujt dikush me ta menjeher i thot boll ma,edhe mu mthot mes e shtin me fol shum,mes ban mas tij se merr msysh e srahatohet mandej.Kshtu qe kto fjal mes i merr per te keq.Se nuk jane per tu ndier keq,apo per tmos e dashur vajzen.Se ne kur po behemi nena pak po beheme "egoiste" mendojm qe veq ne kemi tdrejta ndaj tij.Dhe vetem ne dim cila eshte me e mira per ta.Por edhe ne jemi fillestare ne kete rrug,e na duhen instruksione per ta bere sa me mir kete pun.Kjo thjesht eshte nje menyre kujdesi qe ndonjeher neve sikur na ngulfat,po per fat nuk eshte diqka qe duhet mu shqetsu shum.
♥ Jona ♥ (6 vite më parë)
Sumeja me burrin shyqyr skom problem se ky e sheh nonstop si kujdesem per vajzen edhe ne prani te tij e kam pyet pediatrin a duhet ta nxjerr jashte per shetitje ka thone po dhe ju kemi tregu ne shtepi por prap e shoh qe tentojne te na bindin mos te dalim por nuk flas asgje se nga natyra jam shume e bute dhe nuk ka ndodh asnjehere te ju kthej fjalen e per ate arsye kisha nevoj per me fol me dike ..
Sumeja ^-^ (6 vite më parë)
Jona te kuptoj plotsisht kjo normale te cdokush eshte kush e ka provu mju perzi dikush coft nga burri e coft nga ana e vet e di se sa zor esht se diqysh kaniher edhe t boinn me dyshime mos po bej keq . Po ti ndegjo veq zemren tende edhe cdo here konsultohu me burrin dhe pediatrin e vajzes a mi qit a mos mi qit e kur mi qit . Bile ti e din me mire se krejt se sa e ndishme eshte vajza ndaj ambientit jashtem po cka me bo gojet e njerzve nuk mbyllen vetem lsho rrafshit
♥ Jona ♥ (6 vite më parë)
I lexova gjitha komentet, nuk eshte fjala vetem per kete se po mer msysh nga ne se nuk i kom ceke te gjitha por ne pergjithesi me perzihen nuk me lojne vet si du mu kujdes per vajzen time por gjithmone jo bonja kshtu jo ashtu edhe pse kujdesem mjafte mire per te por badihava.. e di qe e duan te gjithe se eshte edhe mbesa e tyre por kur me thojne 'joo mos ma qit vajzen se ftohet' normale qe me prishet disponimi se askush nuk e don me shume se une e as nuk i dhimbset me shume se sa mua.. e per kete punen e msyshit gjithmone bej mashalla h elhamdulilah e nuk eshte se cmendem duke e dashte po ashtu qeshi me sherre e risit qe i ben cdo dite gezohem.. e ti baby y nuk jam nje prej atyre qe dua te ngjalli debate se jam qe 6 vite ne portal dhe eshte hera e pare qe bej nje pyetje te tille.. as ne depresion nuk jam mami nitit elhamdulilah po e shijoj ne max. kete periudhe me perjashtim te ketyre fjaleve.. faleminderit te gjithave..
Blessed Mom_2016 (6 vite më parë)
Jona varet nga toni qe ka perdorur kur ju eshte drejtuar. Nese ka fol ashper e ftohte aq sa te ka prekur dhe ty, ateher e kan nga zilia dhe inati se nuk duan tju shikojne te lumtur si familje dhe ateher e kerkojn pergjigjen po se deshem ne kush do ta doje e mos jua zgjat fare.neqfotese ju eshte drejtuar pa te keq ateher dhe ti mos ja merr per keq se ndoshta pun momenti, ka perdorur fjalen e gabuar.ti bej mashalla se thon nenes i shket zemra per femijen.por gjithsesi ti i njeh me mire e dashur,e di ti se clloj marrdhenie ke me to.Dhe sa per te nxjerren jasht une djalin thuajse cdo dite e kam nxjerr dimer behar,qe i vogel eshte mesuar dhe ne te ftohte dhe asnjher nuk me eshte semur shyqyr zotit.se po e mesove vetem ne te ngrohte sdo sguxosh ta nxjerresh jasht se direkt te ftohet
Inaa Ari (6 vite më parë)
Duaje vajzen tente si adgje ne bot.Fali dashuri e tana te mirat.Shetit me te.Knaqne kohen me te.Ledhato, puthe.Ofroja te gjith deshiren e nje nene sepse ajo ka nevoj oer dashurin tande. Une jam 30 javeshe dhe menzi spo e pres ta mbaj ne duar vajzen time e te ja dhuroj gjith dashurin e botes. Mos te bejn aspakkk pershtypje fjalet qe thuhet prindi i bjen mesysh femijes.Femija qan, qesh aj rritet keshtu. Per mua sdo me bejn keto fjalet e mesyshit asnjeher pershtypje. Kenaqe momentin e te qenurit nene.
Tuana&erina&rejan . (6 vite më parë)
Edhe mu gjithmon me thoshte vjehrra mos e duaj se merr msysh, edhe mami me tranon. po nuk muj i du shum edhe pa i puth e shtrengu badihava,deri sa te ngihna mir i puthi valla skom qka boj.se kur te rriten sna lojn bertasin ikin,shfrytezone sa skan sherr hahha.
Sumeja ^-^ (6 vite më parë)
Oj jona ende cka ki me msu qysh mi eduku fmin tond hahah po shtini ne njerin vesh e nxjerri ne tjetrin se niher i merrsha afer zemres shum e mndikojshin shum ndisponim po tash as veshin sja vnoj ju boj popo e e boj timen prap . Ti pse mos mi qit vajzen qysh ti boni ju planet me burrin veproni . Vajzen duaje se me s kthehet e vogel shijo cdo moment tash se pi shoh djali 4 vjec mungon koha kur ka qene bebe edhe pse shum e kom shiju veq mas djalit jom marr po perseri me nostalgji e kujtoj kohen kur u kon bebe . Mos e lejo me ta marr prej jetes saj askush asni moment me ta hup ty disponimin duaje ashtu qysh ty ta thot zemra po mos harro mashaA llah me bo se normal prindi mas shumti i bjen msysh po sdo me thon mos mi dasht, un e burri qaq e keminperqaf djalin e diqysh shum kemi bo mas tij edhe ky osht shum i dashur sa her shkojsha te gjinekologia kur ish djali me mu ky shkojke i perqafke me butsi e mtha dr sa her vjen ky djal e shoh se osht i rritun me dashni shum t madhe . Tu rrit vajza plot me dashni e paq me fat
Erona E (6 vite më parë)
Mami nitit ke te drejte zemer ndoshta dhe ka depresion pas lindjes zot na ruaj zoti ja largoft
Anik. A (6 vite më parë)
Jona shum e vertet osht kjo thenje qe nana dhe baba i bijn msysh femijeve te tyre , dashuria ndaj femijes osht pa kufi dhe e pa krahasushme ama vertet nuk duhet mu qmend per ta, duhet mi dasht me kufi , me kontroll , duhet mu mundu mu permbajt e mos mu qu peshë as me dashuri sepse ashtu siq na i ka fal Allahu , ashtu mundet edhe me na marr .. vjehrra jote nuk te ka then ne kuptimin mos e duaj vajzen hiq sepse normal qe ti, burri ,vjehrra, e gjithe familja e doni vajzen se osht gjaku i juaj ,por vjehrra te ka keshillu qe duhet me dasht me kufi .. une vet e kam verejt psh kur i kam dasht apo i kom livdu shum femijet e mi per nje veprim apo diqka qe mka len pershtypje ato dit ose jon rrxu-lëndu ose jon smu .. prandaj tash gjithmon kom kujdes qysh e ndjej edhe qysh e shprehi dashurin ndaj tyre edhepse osht veshtir mu permbajt prap ja dal .. ski nevoj mi marr afer zemres fjalet e tyre , besom qe nuk ta kan then me qellim t keq kete fjal,por thjesht si keshille.
(6 vite më parë)
Edhe un kam qen e stresuar ka ndodh ka qajt fmia mkan thon jo ka msysh jo esht perdredhjo i dhamin vesht dojshin me mar me qetsu ata nga inati si lejsha ashtu e lejsha fmin me qajt si lejsha me e prek tani mu dhimke qajsha vet gjith naten
Lora ° (6 vite më parë)
Jona mos e merr per te keq qe te kan thane, se sa here qajne femijet ose jane smute gjithmon duhet me u be "experta" e me gjete shkakun, ashtu jemi ne. Mua te dy prindrit e mi e sidomos nana gjithe me thot i bini msysh, e tash edhe une me u be nervoz e me ia marre inati nanes tem a, jo kur. Keshtu qe shijoje e knaqu me vajzen se shpejt shkon kjo kohe e te merr malli me e kthy edhe njehere.
(6 vite më parë)
Baby y ke te drejt e dashur po ka dikush qe i mer fjalet afer zemres sidomos ne periudhen mas lindjes qe shum nena i kap si lloj depresioni e shum i ndihmojm nese e kshillojm e qetsojm shpirtnisht un vet kam qen mas lindjes shum e ndishme sa qe edhe mir mem fol dikush me vike ron vetem kajsha si fmija khtu qe pe kuptoj shum mir jonen
(6 vite më parë)
Edhe mua keshilla po mu dukan asgje tjeter
Erona E (6 vite më parë)
Cila spom duket hall ky une qeto fjale edhe prej nanes teme ikam marr kto jan keshilla un ekam mar si keshille ejo me ba qekaq te madhe se sjon kurxho kto fjale
(6 vite më parë)
Jona mos e mer per te keq ket gje qe ta thojn se me te vertet askush ma shum si nana e baba si mer msysh femis po e vrej edhe vet un jetoj veq me burrin e sa her qe e tpojm tu kesh e tu lujt me te pastaj po mer huj pa arsyje vetem qan edhe naten shum qohet e qan un me burrin shpesh bim konflikt per djal ja e veshe ja e le ja e qite jasht ja mren le ma me tjert haha tash sigurt spo jam por ska pse te nervozohesh e sa per shetitje sdo me than kurgja qe e qet me shetit vetem qe e vesh mir nese o ftoft e sa per semundje patjeter qe do semuren ndonjeher fmi jan si krejt dynjaja do smuhen do qajn do rrxohen uu moter ti heret ki nis me u nervozu prit sa te bahet me dit e me ec gjdo kush ta mson per qefi te vet e qateher paske me lujt krejt jo moter mere shtruar se nuk e qet ndryshe
(6 vite më parë)
Baby y kadal se detisa shkrujm ktu kem dicka si dum nji kshill prej juve s harxhojm koh kot krejt me pun me fmi me halle jemi
Erona E (6 vite më parë)
Shum pyetje apo koment koti paske shkru pom vjen keq po mu personalisht nena ime shpesh mja thon po i bini msysh ju pe doni e po prapet keto fjale sjon kurxho mos kqyrni veq me zan vang dikun e me hap debate ktu se ky portal eshte per beba dhe shtatzana na lodht ma perdit vjera vjerri kunatat pff
(6 vite më parë)
Un jam natyr e ftoft mund ta du shum dike po nuk jam si e shprehi a per fmi edu shuuuuum e smuj pa e puth a kap per qafe pon sy tjerve se boj shum rrall e puthi n sy tjerve ose i boj lajka a kur jam vec me te e haj krejt e motra eshpreh shum ca nuk i bon e gjith kta t shpis i thojn mos boll se i bjen msysh ska gje t keqe as per mu
Lora 8 (6 vite më parë)
Jona nese jane veq qeto fjale qe i ke ceke ketu t‘kisha keshillu mos me ju thane asgje e as mos me u nervozu se prej dashuris e kan. Te pershendes.
Vlora . (6 vite më parë)
Se di jona ndoshta ti qe i ke qdo her aty edhe te bezdisin fjalet e tyre por mua me kan qajt fmija ata muajt e par shum dhe sa her kemi fol me familje te burrit ose timen na kan than qe krejt ju jeni duke loz shum me fmij edhe ju bini mesysh por kurr skom pas hater mbetje por kom than ndoshta esht edhe ashtu ...Ata se besoj qe e kan me ndonje qellim te keq ato fjal vetem ju dhimbset qika ..Une kshtu po mendoj por prap ti i njeh me mir ....

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?