Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Faktoret qe ndikojne ne uljen e oreksit te femijet

Pershendetje,


Une jam nene e 2 djemve binjake, te cilet kane 3 vjeç e 3 muaj. Deri ne moshen 1 vjecare kane qene shume te shendetshem, prej kur kam filluar ti dergoj ne çerdhe, 16 muajsh kane qene, femijet e mi nuk hane me rregull dhe shof qe nuk shendoshen. Pine shume qumesht ndersa ushqim fare pak, frutat nuk ju pelqejn e as mishi. Ju lutem me sugjeroni dicka ne kete drejtim, pasi qe jam shume e merakosur. Edhe pse vizitat te pediatri jane te rregullta, kam perdorur multivitamin te ndryshem, por eshte e kote. Do t'ju jem shume mirenjohese per cfaredolloj sugjerimi qe do t'me jepni. Ju falemnderoj perzemersisht.

Bora (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Ne mase te konsiderueshme ne oreksin-mosoreksin e femijeve tuaj ndikon pirja ne sasi te madhe e qumeshtit. Kjo ne njeren ane e humb interesimin-nevojen e tyre per ushqime te tjera ndersa ne anen tjeter mund te shkaktoje anemi e cila edhe me teper e thellon anoreksine e tyre. Nje hap i madh ne tejkalimin e veshtiresive te femijeve tuaj paraqet zvogelimi i sasise se qumeshtit te cilin ata e pine dhe korigjimi i anemise se tyre eventuale. Nuk duhet harruar se femijet tuaj ushqimin duhet ta perjetojne para se gjithash si argetim e jo si imponim.

/komuniteti