Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Sjellja jo e mire e femiut tim

I nderuari doktor, djali im 19 mujash ne momentin kur po ka kontakt me femije te tjere po luan ama pas nje kohe fillon me i grith ose me ju shkul floket, te njejten gje po e ben edhe me pjestaret tjere te familjes. E kam verejt qe kete gje nuk po e ben per ta shfaqur agresivitetin po me shume prej gezimit. Per momentin djali po qendron ne shtepi me gjysherit ne kohen kur une jam ne pune, prej shtatorit po mendojme ta dergojme ne kopsht. Jam shum e brengosur me sjelljen e femiut tim a mund te me keshilloni disi a ka nevoje te shkojme te ndonje psikolog apo si ? Kam edh enje pyetje tjeter djalit ja kemi bere analizat ka dal pak anemi ama mjeku me shume eshte brengos se rruzat e kuqe te gjakut nuk jane formuar aq sa duhet qka me keshilloni te bej. Faleminderit shume. Blerta

Blerta (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Eshtë shume i qelluar vendimi per dergimin e femiut tuaj ne kopsht. Jane pritjet reale qe shoqerimi me bashkemoshataret e vet dhe mbikqyrja nga ana e edukatoreve do te ndikojne pozitivisht ne tejkalimin e sjelljeve te ketilla te femiut tuaj te cilat ka te ngjare se gjenezen e tyre e kane ne qendrimin me gjysherit dhe familjaret e tjere te cilet kete sjellje mbase nuk e kane deshiruar mirepo ne nje mase te konsiderueshme e kane toleruar. Konsultimi i psikologut gjithsesi qe eshte i mireseardhur.

Ne numrin e rruzave te kuqe te gjakut nuk ndikohet gjithaq me barera sa ndikohet me qendrimin e femiut ne natyre, veqanerisht ne lartesi mbidetare (mal).

/komuniteti