Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Mungesa e hekurit

Pershendetje, se pari shpresoj te me ktheni nje pergjigje. Femija eshte me pagjaksi edhe kur i ka pas 2 muaj kam filluar ti jepja pika redox edhe ferrosil per 3 muaj rresht ia kemi dhene. Ne baze te analizave qe i ka pasur (hemoglobinen 87, leukocitet 4.0) gjinia mashkull kurse pas perdorimit te pikave te lartpermendura analizat jane perseritur dhe rrezulltati eshte ky (hemoglobina 100, leukocitet 4.6). Pyetja eshte kjo qfare me sugjeroni ti perdor sirup apo ndonje pike qe te arrije rrezultate ma te mira. Femija tash i ka 5 muaj e 7 dite.


Pres pergjegje ju lutem. Flm per mirekuptim.

Blerta Tafarshiku (13 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Blerta!

Femijet kane pergjithesisht anemi nga mungesa e hekurit dhe korrigjimi i tyre behet nisur nga pesha e femijes, dhe deficiti i hekurit ne gjak.

Mjekimi zakonisht zgjat nga tre ne 6 muaj dhe trajtimi qe ju keni perdorur eshte i pershtatshem. Nivelet e hemoglobines rriten gradualisht dhe jo menjehere.

Ajo qe do tju rekomandoja eshte berja e ekzaminimeve si hemograma e plote, sideremia dhe ferritinemia, retikulocitet, indekse qe tregojne se sa i efektshem eshte mjekimi.

/komuniteti