Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Agresiviteti i fëmiut tim

I nderuari doktor,


se pari po ju falenderoj që na keni mundësuar të ju pyesim në një mënyrë të tillv. Jam shumë e brengosur për djalin tim 17 muajsh i cili kohëve të fundit duket shumë nervoz dhe në shenjë pakënaqësie por edhe kur është i gëzuar na tërheq flokët, gjuan me qkado që ka në dorë, na kafshon etj.. A është kjo si pasojë që ende nuk po flet dhe kjo gjendje po e nervozon apo shenjë pakënaqësie që unë në mëngjes po e lë duke qajtur se po shkoj në punë (përndryshe shumë keq po e ndjej edhe veten sa ë shpesh po mendoj mos është më mirë ta le krejt punën), apo është më mirë që fëmiun ta dërgoj në kopsht e ndoshta atje argëtohet me fëmijë.


Faleminderit edhe një herë, e mirëpres me padurim përgjegjen tuaj.

Nëna e brengosur (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Disa prej shkaqeve të mundshme të agresivitetit të fëmiut ju i keni identifikuar në pyetjen tuaj. Për një vlerësim më të kompletuar të këtij fenomeni na duhen edhe shumë informata të tjera si p.sh.: cili është fëmiu i juaj me rradhë, në çfarë bashkësie familjare jetoni (të ngushtë apo të gjërë), deri në çfarë moshe keni qëndruar me fëmiun tuaj në shtëpi pas lindjes, etj...

Përfundimisht sjellja e fëmiut ka të bëjë ndër të tjera me shprehi të cilat formohen ngadalë dhe përmirësohen (luftohen) edhe më ngadalë. Megjithatë asesi nuk duhet të dekurajoheni, ndërsa dërgimi në kopsht është një mundësi e mirë që fëmiu juaj të shoqërohet me bashkëmoshatarë, që të jetë nën mbikqyrjen e edukatoreve dhe përfitimet për të folur sa më parë janë shumë më reale!

Që ju ta braktisni punën, në rrethanat e tanishme ekonomike dhe shoqërore, është zgjidhja më e panevojshme!

emaaaa (10 vite më parë)
pershendetje ju lutem a mund te me ndimon njeri kam djalin gati 4 vjet , por esht shum vetjak nuk shoqeroet me fmij te moshes se tij nuk komunikon, aspak si i vogel qendronte ne ko,pjutr shum dhe ndegjonte muzik per femij ne anglisht dhe i dij kenget, e din alfabetin ne anglisht shqip numrat dej 100 kafshet ne anglisht dhe disa gjera por jo te komunikon nuk di si te shprehem nuk komunikon as me ne veq i perserit i kan hy ne mendje ato dhe nuk esht i intereseuar me njerz te komunikon aspak , qar mund te bej si te veproj ju lutem mi thoni, me falni qe e zgjata por desha te jem me e qart ,, shpresoj se dom pergjigjni fl. gjith te mirat
Diturie (13 vite më parë)
Te nderuar Mjek, se pari ju falenderoj per mundesine qe i keni dhene opinionit te kyqen me pyetjet e tyre ne faqen tuaj. Kam nje vajze 4 vjeqe dhe eshte shume agresive koheve te fundit une jam ne pune e ate e dergoj ne qerdhe afer 1 vjet, por vajza ime ka afer 5 dite qe nuk han asgje, me duket se shte gerditur ne qerdhe se po ne ate kohe ajo ishte gerditur nga nje femi i cili mban pampers dhe ai e ka hequr vet pampersin i cili ishte i zhytur me nevoje te madhe vajza ime kishte vjellur si me ka treguar edukatorja dhe qe nga ajo dite nuk han asgje, 2 dite ka pasur dhimbje barku dhe mbas 2 dite ka filluar barkqitja ,vetem ne diten e dyte ka pasur temperature e me pastaj barkqitje kam pas te mjeku ku ai me udhezoi terapion por akoma ka dhimbje barku rreth kerthizes dhe nuk ka oreks fare, eshte shume e zbehur dhe e lodhur, ju lutem me jepni nje keshille se qfare duhet te bej? Me respekt, nena e brengosur;

/komuniteti