Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Lindja e parakohshme

Ju pergezoj per kete pune te palodhshme...e kam nje hall kam lindur nje muaj para kohe. Desha te pyes, tash psh. djali im a mbetet nje muaj mbas gjanave si psh te zvaritet, ti dalin dhembet me vonese, hecja, te folurit apo mund te jete gjithcka ne rregull edhe pse ka lindur ne muajin e 8-te?


Ju faleminderit.

Ermira (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Eshte krejt e natyrshme qe foshnja e lindur para kohe te jete per nga zhvillimi psikomotorik , neurologjik, etj. kronologjikisht per aq kohe prapa moshatareve te vet te cilet kane lindur ne termin.

Duke pasur parasysh se foshnja juaj ka lindur nje muaj para kohe dallimi me foshnjet e tjera te lindura me kohe nuk eshte edhe aq i madh sa te mund te kete diferenca te hetueshme.

/komuniteti