Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kondicioneri dhe bebet

Pershendetje doktor. Doja t'ju pyesja e mund te perdoret kondicioneri per femijet bebe? Kam vajzen 5 muajshe dhe po djersit shume sidomos nga koka, e vesh holle vetem me nje body. Mund t`ia ndez kondicionerin ne vere? Po ne dimer a ka problem te ngrohet me kondicioner? Flm.

Adre Tirane (12 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Evi,

Vishni bebin me rrobe të holla. Mund ta ketë panolinën dhe një kanatiere pa mëngë, ndërsa natën mbulojini vetëm barkun.

Në mëngjes dhe në mbrëmje kur kemi ulje të temperaturës, hapni dritaret, ndërsa gjatë ditës duhet ti mbani të mbyllura si dhe me roleta apo perde të lëshuara. Në dritare mund të vendosni ndonjë folie reflektuese e cila mban madje 70 përqind të nxehtësisë të rrezeve të diellit.

Fëmija nuk guxon të qëndrojë dhe të fle në hapsirën ku qëndron kondicioneri. Dhomën e fëmijëve freskojeni duke mbajtur dyert hapur në mënyrë që të freskohet nga ajri i hapsirës së afërt.

Gjithë të mirat.

/komuniteti