Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Feçesi tek foshnja 3 muajsh

Pershendetje Dr. kam djalin 3 muaj 10 dite, Deri sa ka plotesuar muajin e trete jashteqitjen e ka pas ne rregull, kohen e fundit dy here ne dite prej qe ka perfunduar muaji i trete jashteqitjen e ka shume te rralle heren e pare qe me ndodhi e lashe 4 dite dhe perdora mikroklizma... a me rekomandon qe te perdore prape apo jo tash ka 3 dite qe djali nuk ka jashteqitje dhe gazrat i ka me ere te keqe? te lutem me informo qka te beje te perdore prap mikrokliza dhe ne cfare periudhe kohore mund te perdore? Faliminderi shume.

Linda Mala (2 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Edita,

Një nga shkaktarët e konstipacionit mund të jetë dehidrimi, kur fëmija pi shumë pak gjatë ditës. Mundohuni të motivoni foshnjen që të lëviz sa më shumë, sepse kjo mund të ndihmojë në raste të konstipacionit, si dhe masazha e lehtë në barkun e foshnjes.

Mund të përdorni mikroklizmat nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë pa dale jashtë. Mos i përdorni shpesh mikroklizmat. Edhe në këtë rast, mundet që të dalat jashtë të kthehen në një mundim për bebin, prandaj përpara se të përdorni ilaçet për të dalë jashtë, këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj.

Ju uroj çdo të mirë.