Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqimi për bebe 4 muajshe

Pershendetje. Kam vajzen 4 muajshe. Deri tani e kam ushqyer vetem me qumesht gjiri dhe me formula. Pesha e saj e matur me 8 korrik ka qene 5 kg. Ajo ka lindur me peshe 2.900. Doja te dija se a mund ta ushqej tani ne kete moshe? me cfare mundem? po per moshen qe ka a eshte normale kjo peshe? Ne trup duket e mbushur. Faleminderit.

Ela Tela (12 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Ela,

Në moshën katër muajshe duhet të filloni gradualisht me ushqime solide, në sasira shumë të vogla, vetëm një herë në ditë, me ushqime të tilla si pemë dhe cereale (drithëra).

Në përgjithësi pesha e lindjes dyfishohet rreth muajit të 5-të ose të 6-të dhe trefishohet në fund të vitit të parë. Duke u nisur nga kjo mendoj se vajza juaj ka peshë normale në raport me moshën mujore që ka.

Për të parë kohë pas kohe parametrat e fëmijës tuaj, ju lutem përdorni `Grafikun e zhvillimit të fëmijës` në anën e djathtë tek Aplikacionet tuaja. Aty mund ti fusni matjet kohë pas kohe, si Gjatësia, Pesha dhe Perimetri i kokës, dhe grafiku do tju paraqes vijën e theksuar të mesatares sipas OBSH.

Gjithë të mirat.

/komuniteti