Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Dietë e shëndetshme për beben 6 muajshe

Pershendetje! Desha te pyes nese duhet te perdore ndonje vitamine per beben time 6 muajshe? A duhet te filloj supat me mish, frutat zarzavatet per beben time, eshte 6 muaj dhe peshon 7 e 700 gr. Ju lutem me orientoni drejt nje diete te shendetshme. Faleminderit.

Emarilda Devolli (12 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Emarilda,

Dieta e cila rekomandohet rreth ushqyerjes së foshnjeve 6 muajshe, përveç qumështit të gjirit përmbanë drithërat (ku bën pjesë edhe orizi) janë një nga alternativat më të mira. Ju duhet të zgjidhni (nëse keni mundësi) miell orizi apo drithërash të tjera të përgatitura enkas për fëmijë dhe të pasuruara edhe me vitamina e minerale, aq të domosdoshme për fëmijën në këtë moshë, qullin duhet ta përgatisni me qumështin e gjirit të shtrydhur apo qumësht formule dhe tani në fillim duhet të jetë relativisht i hollë dhe mos i shtoni sheqer. Në ditët në vijim mund ta trashni më shumë ushqimin. Nëse zgjidhni të përgatisni qull me oriz kokërr, ju duhet ta bluani me parë atë ose ta zieni për një kohë të gjatë me ujë dhe pastaj i shtoni qumësht. Kujdes, mos përdorni qumësht lope. Qulli i pemëve është një tjetër ushqim i këshilluar në këtë moshë, por si fillim duhet të përdorni lëngun e frutave e më pas qullin, frutat e këshilluara në fillim janë: molla, dardha, banania, etj. Mos u shqetësoni pasi sasia e këshilluar në fillim është 2 lugë çaji. Zakonisht fëmijët duan rreth 7-10 ditë që të mësohen me një ushqim të ri dhe ju duhet të tregoheni gjithmone e duruar dhe e dashur me fëmijën tuaj. Mos hiqni dorë lehtë nga një ushqim ose filloni diçka tjetër për rreth 1 javë e më pas rikthehuni përsëri tek ai ushqim që fëmija nuk e ka pëlqyer, pasi më vonë mund ta pranojë. Një ushqim tjetër i këshilluar është edhe qulli i miellit të drithërave me lëng perimesh si patate, karrota, etj. Perimet me ngjyrë jeshile (bizelet, spinaqi, etj) do ti shtoni pasi fëmija të jetë mësuar me ato ngjyrë portokalli, që ju përmenda.

Nëse fëmija juaj ushqehet mirë nuk ka nevojë të suplementohet me shtesa vitaminash! Por nëse ndodh e kundërta atëherë ju mbetet që të këshilloheni me mjekun pediatër të bebes tuaj!

Gjithë të mirat.

 

/komuniteti