Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kollitja

Pershendetje, vajzen e kam tre muajsh gjate gjumit kollitet shume sa qe ndonjehere zgjohet. E kam pas ne mjek e ka kontrollu ne gjoks nuk ka gje. Cfare te bej si ti ndihmoj?

Arditaa T (12 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Ardita,

Shkaqet më të shpeshta janë të natyrës së lehtë si problemet me hundë gjatë flamosjes, tharrja e ajrit të dhomës me ngrohës të ndryshëm, tymosja e duhanit, grumbullimi i pështymës në gojë, etj. Përgjigja më e qëlluar për karakterin këshillues të portalit tonë, në pyetjen tënde është se ekzistojnë preparate bimore dhe farmaceutike për kollitje për fëmiun tënd. Për llojin e tyre duhet të vendos pediatri juaj pas konstatimit të gjendjes reale!

Gjithë të mirat.

/komuniteti