Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Gjuha e bardhë te bebet

Kam nje djale tani ka dy jave qe ka lindur eshte ne gji por nuk i mjafton i japim Hipp pre shtese por ju ka bere gjuha dhe tek buzet bardhe si kur prishet qumeshti a mund ta perdor dektanol gel 2 perqind tek ky femije apo eshte per me te medhenj se 6 muaj?

Begja Kosova (12 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Begja,

"Gjuha e bardhë" (mykthi i gojës) është infeksioni më i shpeshtë me këpurdha i mukozës së gojës dhe gjuhës. Zhvillohet në 2-5% të të porsalindurve dhe latantëve. Mjekohet me aplikimin lokal të antimikotikëve. Bar i zgjedhjes së parë është Nystatina, pastaj Miconazol në formë gjeli oral, së fundi tretësira Gentianë Violet 0,25%,...

Përzgjedhja e barit bëhet varësisht nga mosha e foshnjes dhe përcaktohet nga mjeku ordinar. Në mënyrë që trajtimi të jetë efikas rekomandohet që fillimisht të bëhet pastrimi i gjuhës dhe gojës me gazë sterile të lagur me tretje fiziologjike (sol.0,9% NaCl) dhe në këtë mënyrë të bëhet largimi mekanik dhe i kujdesshëm i këpurdhave e mëpastaj të bëhet aplikimi i terapisë përkatëse.

Nystatin pikat duhet vetëm të lëshohen në hapësirën e gojës, mundësisht pas përfundimit të ushqyerjes,dhe jo të gëlltiten menjëherë,pasiqë efekti i tyre duhet të jetë "në vendin e ngjarjes". E njëjta vlen edhe për preparatet e tjera për trajtimin e "gjuhës së bardhë".

Poashtu i rëndësisë së veçantë është trajtimi i njëkohësishëm i "të dyja palëve" (gjuhës së foshnjes dhe gjinjëve të nënës ose biberonëve).

Gjithë të mirat.

(12 vite më parë)
Begja, daktanoli nuk po preferohet deri ne mosshen 6 mujore. Merr pika nystatin ,jane shume efikase .
Begja Kosova (12 vite më parë)
flm per pergjogjen por e le ne gjysem une te pyeta per dektanol te cilin e kam bler ne farmaci mund ta perdor apo smund per femi dy javesh dektanol gel 2 perqind

/komuniteti