Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Jashtëqitja e djalit

Pershendejte dr. Ju falenderoj pa fund qe me gjendeni gjithmone prane me pergjigjet e juaja. Kam djalin qe ka patur probleme me jashteqitjen, nuk dilte dot por ka 3-4 dite qe del cdo mengjes por del holle me duket si bark. Del vetem nje here ne dite, maksimumi 2 here. Pervec kesaj pas pirjes vazhdon te nxjerr nga pak qumesht. Ju lutem me rekomandoni ndonje gje. Harrova te theksoj qe djalin e ushqej vetem me qumesht gjiri dhe eshte 3 muajsh e 12 dite. Shume faleminderit dhe gjithe te mirat.

(12 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Djana,

Nqs vjell fëmija juaj menjëherë pas ushqyerjes (këto të vjella nuk janë patologjike), por nëse vjell rreth një orë nga ushqyerja atëherë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj pediatër.

Ndonjëherë bebi mund të dalë jashtë 1 herë në ditë, ose 1 herë në 2 – 3 ditë. Këto ndryshime nuk janë shqetësuese nëse bebi juaj nuk shfaq shenja të tjera.

Gjithë të mirat.

/komuniteti