Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Temperatura e dhomes

Pershendetje! Sa duhet te jete temperatura e dhomes per bebet?

Eri Musta (12 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Eri

Temperatura në dhomën e bebit rekomandohet të jetë në mes 16 dhe 20 gradë Celsius, kjo mvaret prej shumë faktorëve tjerë se si ta mbani temperaturën në dhomën e bebit, dmth, nata mund të jetë më e freskët, periudha e dimrit, vendodhja e krevatit (afër dritares apo jo), muri i jashtëm i dhomës, stinët në përgjithësi... pra hapësira e dhomës së gjumit të bebit nuk duhet të jetë as e ftohtë, e as e nxehtë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti