Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqimi për fëmijën 4 muajsh

Vajza ime ka 4 muaj e 1 jave, e ushqej me qumesht formule. Ju lutem me cilat ushqime te filloj ne kete moshe, qe te jene te shendetshme dhe te lehta per organizmin e bebes 4 muajshe... Flm per kohen tuaj.

Vjollca Krasniqi (12 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Vjollca,

Preferohet që ushqyerja për foshnjen 4 muajshe të fillohet me drithëra orizi të pasura me hekur gjysëm të lëngshme dhe drithëra të tjera siç janë tërshëra apo elbi.

Filloni me 1 lugë të vogël drithërash të thata të përziera me 4-5 lugë të vogla me qumësht gjiri apo formule. Gradualisht këtë masë rriteni deri në 1 lugë të madhe drithërash të përziera me qumësht gjiri apo formule, dy herë në ditë.

Nëse foshnja juaj nuk dëshiron të hajë drithëra me tentimin e parë, ofrojini përsëri pas ca ditësh.

Gjithë të mirat.

/komuniteti