Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Sa gjumë duhet të bëj një bebe 6 muajsh?

Pershendetje! Kam djalin 6 muajsh deshiroj te di sa kohe gjume duhet te bej ne kete moshe?

Kaltrina Vranovci (12 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Kaltrina,

Me moshën prej 6 muajsh, shumica e foshnjeve flenë komplet rreth 11.5 deri 15 orë gjumë në ditë (së bashku me gjumin e natës dhe dremitjet gjatë ditës) dhe janë të aftë që të flenë në periudha më të gjatë kohore. Mes moshës 6 deri në 9 muajsh, shumica e foshnjave e rregullojnë fjetjen e tyre gjatë ditës në dy dremitje, një në mëngjes dhe një në mbrëmje.

Gjithë të mirat.

/komuniteti