Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

A mund të filloj me ushqim?

Pershendetje. Vajza ne kete 27 i mbush 4 muaj. A mund te filloj me ushqim si ti mbush 4 muaj ose eshte ende heret. Nese po me cfare ushqime mund te filloj dhe ne cfare sasi?

Arditaa T (12 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Ardita,

Në moshën katër muajshe duhet të filloni gradualisht me ushqime solide, në sasira shumë të vogla, vetëm një herë në ditë, me ushqime të tilla si pemë dhe cereale (drithëra).

Gjithë të mirat.

Hida H B (12 vite më parë)
Ana dr. Nuk e sheh ketu pyetjen tend, Keshtu bëje pyejen direkt
Ana V (12 vite më parë)
Pershendetje! Djali im ka mbushur 5 muaj dhe mjekja e lagjes me ka thene qe te filloj lengun e frutave(karrot,molle dhe mandarine 20 ml )paradite dhe mbasdite si dhe kosin nje filxhan kafe.Kam filluar gjithashtu qe paradite ti pergatis dhe pak miell orizi.Une vazhdoj te kem akoma gji.Desha te sigurohesha qe po bej gjene e duhur si dhe nese keni ndonje sygjerim tjeter per kete moshe .Flm

/komuniteti