Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Lëng apo qumësht me kakao?

Pershendetje doktor, e kom vajzen 2 vjet e dy muaj, ka fillu qe 2 jave me pi naten ose leng te portkallit me pulpe ose qumesht alpsko 3.5 % me kakao, dhe po i pi naten dy shishe, e di qe eshte mire me pi gjate nates vetem uje po tash nuk do vetem uje pa ja mbush me leng ose qumesht me kakao, nuk po di cilen me ja dhene gjate nates a vetem qumeshtin apo lengun?

(12 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Pershendetje Morena,

Femijet e moshes se vajzes tende eshte mire qe te mos pine fare gjate nates, ose sic e the, vetem uje. Pasi lengjet dhe qumeshterat komercial me kakao permbajne sheqer, une nuk do te kisha rekomanduar ti japesh ato gjate nates. Mundohu t`ia largosh shprehine dale nga dale, qofte duke ia perzier lengun me nje sasi uji, dhe duke e rritur ate gradualisht.

Gjithe te mirat.

/komuniteti