Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Biberoni mashtrues

I nderuari Dr. Med. Selim Thaqi kam vajzen 1 vjeqe eshte nje gje qe me shqetson ajo varet shume prej biberonit mashtrus sidomos gjumin e nates, vajza ime po thuajse tere naten e mban ne goje kjo gje po me pengon shume, kam provu me hjek me ni niher zgjohet edhe qan pa u ndal qka me kishe keshillu qe te bej? ju uroj pune te pa lodhshme qe beni.

(12 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Anila,

Mundësisht ju duhet, në mos ta eliminoni, atëherë së paku ta zvogëloni përdorimin e mashtrueses, e cila jo rrallë ndikon edhe në dobësimin e oreksit tek fëmijët. Ofrojani vajzës tuaj biberonin ndërmjet vakteve ose mbas vaktit, atëhere kur jeni të sigurt se është e ngopur.

Për më shumë këshilla rreth mënyrës së heqjes, ju rekomandoj të lexoni artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/keshilla-/10-menyra-per-ti-hequr-femiut-cucllen-

Gjithë të mirat.

/komuniteti