Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqimi

Pershendetje. Desha tju pyes nga cili muaj duhet te fillohet te ushqehet foshnja, cilat ushqime preferohen ne fillim?


Faleminderit.

(14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Në rast të rritjes dhe zhvillimit të kënaqshëm, foshnja duhet të ushqehet vetëm me gji deri në moshën 6 muajshe. Pas kësaj moshe mendohet se qumështi i gjirit nuk është i mjaftueshëm për plotësimin e nevojave ditore të foshnjes prandaj duhet të fillohet me ushqime suplementare.

Fillohet kryesisht me sasi të vogla të ushqimit kryesisht të lëngshëm deri në të qullët, njëherë në ditë, me ushqim të njëjtë për disa ditë (3-5 ditë). Varësisht nga nënqielli (vendi) ushqimet e para janë cerealet (orizi i bluar), pemët (molla, dardha, banana), perimet (karrota, patatja)...

Anea Zogjani (10 vite më parë)
pershendetje kom vajzen 16 mujshe por nuk hane asgje gerrditet shum prej ushqimve veq me zor se nuk hane qa me bo qa mja kthy apetitin aka naj vitamin ju lutem me ndihmoni
Anea Zogjani (10 vite më parë)
pershendetje kom vajzen 16 mujshe por nuk hane asgje gerrditet shum prej ushqimve veq me zor se nuk hane qa me bo qa mja kthy apetitin aka naj vitamin ju lutem me ndihmoni

/komuniteti