Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Probleme me jashtëqitjen

Pershendetje desha tju pyes kam bebin 3 muajsh dhe e ushqej me gji por ka probleme me barkun d.m.th qe ka problem me jashteqitjen cdo here  qe i vjen nevoja ai qan dhe ka veshtiresi deri sa te lirohet qan shume  dhe nuk di cfare ti bej deri sa ai lirohet a mund te me ndihmoni te me ktheni pergjigjen se ku eshte problemi?

Selva Krosi (12 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Selva

Një nga shkaktarët e konstipacionit mund të jetë dehidrimi, kur fëmija pi shumë pak gjatë ditës. Mundohuni të motivoni foshnjen që të lëviz sa më shumë, sepse kjo mund të ndihmojë në raste të konstipacionit, si dhe masazha e lehtë në barkun e foshnjes.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti