Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth vezës

Pershendetje doktoreshe. Jam nje nene e re dhe kam nje vajze 11 muajshe. Kam nje muaj qe i kam filluar vezen, vetem te verdhen. Vezen ia jap cdo dite ne mengjes, ia zjej vetem 2 min dhe ia jap me luge kafe gjithe te verdhen. Dua te di sa here ne jave duhet tia jap vezen, dhe a mund tia jap te gjithe te verdhen e vezes? Jam duke pritur pergjigjen tuaj. Faleminderit.

Eva Eva (11 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Eva

Rekomandimi i zakonshëm i mjekut është që fëmijët do të duhej të konsumonin optimalisht tre vezë në javë. Në çfarëdo mënyre që ti pregatisni, duhet të jenë të ziera apo të fërguara mirë, sepse bakteriet shumohen në vezët e paziera. Kur zieni vezë, përkujdesuni që të jenë të ziera mirë, rreth shtatë minuta në temperaturë vlimi.

Gjithë të mirat.

/komuniteti