Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Gazrat dhe gurgullima e zorrëve

Pershendetje Doja t'ju pyes vajza del dy tre here ne dite jashte, por ka shume gazra dhe gurgullima zorresh dhe qan shume forte. A ka ndonje mundesi per pakesimin e gazrave?

Deniz Xhoga (12 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Deniz

Gazrat tek bebja lidhen me sasine e shtuar te ajrit te gelltitur gjate ushqyerjes me gji, perdorimit te biberonit fallco qe perdoret per qetesimin e bebes, me mos realizimin e gogesimes pas pirjes dhe se fundi me dieten e nenes.

Pra pozicionojeni mire beben ne gji qe te mos beje thithje boshe, mbajeni hopa derisa te gogesije, mos perdorni biberon fallco dhe perpiquni te shmangni nga dieta sasite e ekzagjeruara te qumeshtit te lopes (mbi 500 ml), evitoni sasine e shtuar te perimeve si lakra, bishtajat, domatet etj.

Gjithe te mirat.

/komuniteti