Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqimet e nevojshme kundër anemisë

Pershendetje une e kom vajzen 1 vjeqare kam bere analizat ka dalur qe eshte anemike sirupet nuk po me prin vetem me zor. Nga ushqimi nuk po mund te di se cfare ka me shume hekur qe ti jap? po ashtu ka edhe infeksion ne kanalet e urines cfare me kishit preferu per ushqim edhe cfare te perdor?

Eriana Govori Visoka (12 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Eriana

Anemia është gjendje e shpeshtë që prek shumë fëmijë. Mungesa e hekurit në ushqim është shkaktari më i zakonshëm i anemisë tek foshnjat dhe vogelushët. Hekuri është i nevojshëm që të krijojë qeliza të kuqe të gjakut, pra me pamjaftueshmëri të hekurit, trupi nuk mund të krijojë mjaft qeliza.

Ju mund të kontriboni në këtë drejtim duke i ofruar foshnjes suaj ushqime familjare të pasura me hekur si mish të viçit të ri, mish të shpezëve, oriz, spinaq, të kuqet e vesë e me vonë edhe mëlçi të shpezëve dhe të viçit të ri, lëng-qull boronice, repan të kuq, domate, etj.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti