Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Koret në kokën e bebit

Pershendetje, djalin e kam 2 muaj e tre jave... shume mire eshte... po me bregos nje fakt ne pjesen e siperme te kokes iu kane formu si kore te bardha, po ia laj koken me shampo per bebe po nuk po i hiqen ndoshta me kalimin e kohes i hiqen... nuk i kruhen... Nese kishte pas mundesi te me tregoni si te veproj?

Voltisa Shukriu (12 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Pershendetje Voltisa,

Koret ne koken e bebit nuk jane shqetesuese. Jane paraqitje e zakonshme tek bebet.

Duhet t`ia lyeni koken e bebit me ndonje vaj bebesh, t`ia leni ashtu rreth 20 minuta dhe pastaj t`ia krihni ngadale dhe me kujdes me ndonje kreher te dendur dhe pastaj ia pastroni.

Gjithe te mirat.

/komuniteti