Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth ushqimit shtesë të bebit

Pershendete Dr Selim, kam bebin 5 muajsh dhe desha te di se me cfare mund ta ushqej perpos qumeshtit te gjirit se po me duket se nuk po i mjafton vetem gjiri dhe a eshte pesha normale e tij 7 e 360 gr, ka lindur me peshe trupore 3.800? ju faleminderit.

Blerina Krasniqi (11 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Blerina,

Fëmijën tuaj mund ta ushqeni me drithëra të lëngshme, si miell orizi, tërshëre apo elbi, lëng pemësh, molle apo dardhe, banane të shtypura, karrota, patate, kungulleshka etj, të gjitha këto në formë qulli.

Poashtu dhe me peshë është mirë. Në përgjithësi pesha e lindjes dyfishohet rreth muajit të 5-të ose të 6-të dhe trefishohet në fund të vitit të parë.

Ju rekomandoj të përdorni `Grafikun e zhvillimit të fëmijës` në anën e djathtë tek Aplikacionet tuaja. Aty mund ti fusni matjet kohë pas kohe, si Gjatësia, Pesha dhe Perimetri i kokës, dhe grafiku do tju paraqes vijën e theksuar të mesatares sipas OBSH.

Gjithë të mirat.

/komuniteti