Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pse djali im i han duart?

Pershendetje, bebushi im tash i bon 3 muaj e 2 jave... me shendet eshte shume mire, po po me brengos nje fakt duart po i han si para ushqimit ashtu edhe pas ushqimit, i thith panderprere... Pediatri im me tha qe ne kete moshe eshte normale... Kerkoj mendim e juaj?

Voltisa Shukriu (11 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Voltisa

Prindërit zakonisht e vërejnë këtë shprehi tek foshnjet e tyre rreth muajit të tretë. Thithja është një ndër reflekset natyrore të foshnjes, ku në atë mënyrë qetësohen në momentet kur janë të lodhur, të uritur, të mërzitur apo kur dëshirojnë të flenë.

Shkencëtarët pohojnë që thithja e dorës/gishtave iu dhuron kënaqësi sikurse të kenë ngrënë apo në atë mënyrë mundohen të kompenzojnë mungesën e ushqimit.

Gjithë të mirat.

Voltisa Shukriu (11 vite më parë)
Ju faliminderit per kontributin tuaj...Ju uroj nje vit sa me te mbar..Gezuar

/komuniteti