Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kur mund te filloj ti jap veze?

E kam djalin 9 muajsh. Kam filluar me ushqime tjera qe prej 6 muajsh por akoma nuk kam filluar ti jap veze. A mund te me tregoni se kur te filloj qe ti jap?

Remzie.emini@hotmail.com Emini (11 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Remzie

Në ushqim të foshnjave, vezët (e ziera) mund të futen pas muajit të gjashtë, dhe në fillim vetëm një e katërta e të verdhës së vezës, e më pastaj gradualisht nga një e katërta, në gjysmën e deri tek një vezë e plotë. Një vezë e plotë mund ti jepet fëmijës pas ditëlindjes së parë.

Nëse në familje keni raste me alergji apo nëse fëmija është alergjik, atëherë të verdhën e vezës do të duhej ta fusni në menu të fëmijës tuaj pas muajit të nëntë.

Ju uroj çdo të mirë juve dhe bebit tuaj.

/komuniteti