Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Fontanela tek beba ime

Pershendeje kam djalin dy muja e 1 jave e pata ne kontrolle e me tha qe fontanela eshte duke ju mbyll e me preferoj numrin e pikave me zvoglu nga 8-deri ne 2 pika..e me tha qe nuk eshet mire me umbyll para mujit 12...te lutem me keshilloooo e me trego qfar problem mujn me kan?

(11 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Lavdije

Fontanella e madhe është vetëm njëra nga treguesit e fortësisë - pjekurisë së kockave. Fortësia e pjesës së pasme të kokës, forma e brinjëve të krahërorit, motorika e vrazhdë (qëndrimi ulur, zvarritje këmbadoras, qëndrimi në këmbë pa mbështetje,...), djersitja e shtuar, pjekuria e bërthamave të osifikimit janë disa nga treguesit e tjerë të pjekurisë së kockave.

Mosha e përafërt e preferuar e mbylljes së fontanellës më herët është thënë se është 12 - 18 muaj, ndërkohë që tani ky diapazon kohor është zgjeruar në 9 - 30 muaj.

Vitamina D3 duhet të ipet gjatë gjithë vitit të parë të jetës dhe në stinët vjeshtë - dimër në vitin e dytë (jo rrallë edhe të tretë) të jetës në forma të ndryshme.

Gjithë të mirat

/komuniteti