Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Gjuha e djalit e bardhe

Kam djalin 2 javesh, gjuha i eshte bere me nje shtrese te trashe te bardhe, pediatri me rekomandoi nystatin dhe ja perdora nje jave por nuk pati asnje sukses, edhe para se ta ushqej me gji e fshij gjirin me nje pecete te lagur,tjeter nuk dij se cfare te bej qe ti pastrohet, por deri tani sesht se ka pasur gricje ose mos e mer gjirin (perkundrazi gjate gjithe kohes qe eshte zgjuar do te ri ne gji), por me shqeteson se mos i behet me keq, prandaj me jep nje zgjdhje te lutem qe tja sheroj para se ti behet me keq?

Vjosa Luli (11 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Vjosa,

"Gjuha e bardhë" (mykthi i gojës) është infeksioni më i shpeshtë me këpurdha i mukozës së gojës dhe gjuhës. Zhvillohet në 2-5% të të porsalindurve dhe latantëve. Mjekohet me aplikimin lokal të antimikotikëve. Bar i zgjedhjes së parë është Nystatina, pastaj Miconazol në formë gjeli oral, së fundi tretësira Gentianë Violet 0,25%,...

Përzgjedhja e barit bëhet varësisht nga mosha e foshnjes dhe përcaktohet nga mjeku ordinar. Në mënyrë që trajtimi të jetë efikas rekomandohet që fillimisht të bëhet pastrimi i gjuhës dhe gojës me gazë sterile të lagur me tretje fiziologjike (sol.0,9% NaCl) dhe në këtë mënyrë të bëhet largimi mekanik dhe i kujdesshëm i këpurdhave e mëpastaj të bëhet aplikimi i terapisë përkatëse.

Nystatin pikat duhet vetëm të lëshohen në hapësirën e gojës, mundësisht pas përfundimit të ushqyerjes,dhe jo të gëlltiten menjëherë,pasiqë efekti i tyre duhet të jetë "në vendin e ngjarjes". E njëjta vlen edhe për preparatet e tjera për trajtimin e "gjuhës së bardhë".

Poashtu i rëndësisë së veçantë është trajtimi i njëkohësishëm i "të dyja palëve" (gjuhës së foshnjes dhe gjinjëve të nënës ose biberonëve).

Gjithë të mirat.

/komuniteti