Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Shenjat e dhëmbëve

E nderuar doktoresh,djali im 6 muaj e gjysem nuk ka nxjerr asnje dhemb,prej tre ditesh ka rrufe,kolle (si pasoj e sekrecioneve qe i kalojne pshte)dhe sot temperatura i vajti 37 e 4 vija,e cova te pediatri dhe me tha pasi e vizitoi nuk konstatoi asgje,me tha qe mundet ta kete nga dhembet se dhe mishrat i ka te irrituar.A munden te jene shenjat e dhembeve keto,theksoj qe dhe ushqim nuk me ha mezi e pi dhe qumeshtin.

Fabiola Skreli (11 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Fabiola,

Rrufa, kolla, nuk jane shenje e daljes se dhembeve tek femijet. Shenjat e daljes se dhembeve jane rrjedhja e jargeve, fryrja e mishit te dhembeve, irritimi dhe shqetesimi, zakoni i te kafshuarit, refuzimi i ushqimit, problemet me gjumin, etj.

Gjithe te mirat.

/komuniteti