Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Anemia dhe ushqimi

I nderuar pediater nese femiu eshte pagjaksi cfare ushqimi duhet te konsumoj femiu eshte i moshes 16 muaj dhe nuk ka aspak oreks? ju faleminderit.

Donika Krasniqi (11 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Donika

Anemia është gjendje e shpeshtë që prek shumë fëmijë. Mungesa e hekurit në ushqim është shkaktari më i zakonshëm i anemisë tek foshnjat dhe vogëlushët. Hekuri është i nevojshëm që të krijojë qeliza të kuqe të gjakut, pra me pamjaftueshmëri të hekurit, trupi nuk mund të krijojë mjaft qeliza. Sigurohuni që ushqimi të përmbajë mjaft hekur, siç janë drithërat e fortifikuara me hekur dhe mishi i kuq.

Inkurajoni fëmiun që të konsumojë ushqime që përmbajnë shumë hekur. Burimet e mira të hekurit përfshijnë ushqimet e fortifikuara me hekur, ajka e grurit dhe drithërat tjera, mish i kuq pa dhjamë, fasulet e thata, drithë i padëmtuar, vezët (sidomos të verdhat e vezës), frutat e thata duke përfshirë rrushin e thatë, kajsitë dhe kumbullat.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti