Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Anemia te bebi 8 muaj

Pershendetje doktor, vajza ime ka 8 muaj dhe ka dale pak anemike po jo shume, pediatri i vajzes me keshilloj ti jap shirup Ferimax qdo 12 ore, por vajza nuk e pin assesi ja kam trete edhe ne lengje qe permbajne vitamine C por nuk e don assesi nuk e pin, desha te ju pyes a mund te sherohet anemia vetem me ushqime jo me sirup dhe qfar ushqimi ti jap per anemi?

Denissa Gashi (11 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Denisa

Sigurohuni që ushqimi të përmbajë mjaft hekur, siç janë drithërat e fortifikuara me hekur dhe mishi i kuq. Inkurajoni fëmiun që të konsumojë ushqime që përmbajnë shumë hekur. Burimet e mira të hekurit përfshijnë ushqimet e fortifikuara me hekur, ajka e grurit dhe drithërat tjera, mish i kuq pa dhjamë, fasulet e thata, drithë i padëmtuar, vezët (sidomos të verdhat e vezës), frutat e thata duke përfshirë rrushin e thatë, kajsitë dhe kumbullat.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti