Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Jashtëqitja e vështirësuar

Pershendetje Kam djalin tash 5 muaj e ushqej vetem me qumshte t'gjirit,por afer pese dite nuk ka kryer jashteqitje nuk shoqerohet me te qara ose mundime A eshte kjo gje normale?

(11 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Arbnora

Një nga shkaktarët e konstipacionit mund të jetë dehidrimi, kur fëmija pi shumë pak gjatë ditës. Mundohuni të motivoni foshnjen që të lëviz sa më shumë, sepse kjo mund të ndihmojë në raste të konstipacionit, si dhe masazha e lehtë në barkun e foshnjes.

Mund të përdorni mikroklizmat nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë pa dale jashtë. Mos i përdorni shpesh mikroklizmat. Edhe në këtë rast, mundet që të dalat jashtë të kthehen në një mundim për bebin, prandaj përpara se të përdorni ilaçet për të dalë jashtë, këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti