Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Jashtëqitja e bebes ngjyrë jeshile

Pershendetje doktorr kam djalin 3 muaj e dy jav , jam shummm ne merak se ka qe dy jav e kryn nevojen ngjyr te gjelbert, nuk esht iftofur pin mir si dhe dhom e mbaj ngrohet , a esht diqka shqetesuese dhe pse po ekryn ngjyr gjelbert , ju lutem me pergjegjeni se jetoj jasht dhe dy jav me duhet te pres per termin tek pediatri , pres me padurim pergjegjen jam shum e merzitur.

(11 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Dita

Nqs kjo jashtëqitje nuk shoqërohet me temperaturë dhe të vjella, nuk ka asgjë për tu shqetësuar!

Shpesh këto feçe janë të tilla për shkak të kolikave (të prerave të barkut që ka fëmija), por edhe të dietës që përdorë nëna si bishtajoret apo edhe jeshillëqet.

Gjithë të mirat.

/komuniteti