Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqyerja me lugë

Pershendetje doktorr djalin e kam tre muaj e gjys e ushqej me shishe dhe mir shton ne pesh , desha te ju pyes a te filloj nga muaji i katert me ushqim me lug me teglla qe jan nga muaji i katert apo te pres deri te muaji i gjash, qfare me preferoni ju , jupershendes.

(11 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Edita,

Fillimi i ushqyerjes së foshnjes me ushqime të forta rekomandohet të bëhet në periudhën në mes të muajve 4 - 6. Pas muajit të 4të mund të filloni me recetat e bebaime.com.

Gjithsesi fillimi i ushqyerjes me ushqime solide duhet të bëhet me lugë dhe jo me biberon. Një lugë e butë gome, një përparëse, një enë e pathyeshme, mund të jenë një ndihmesë e madhe për ju.

Gjithë të mirat.

(11 vite më parë)
te falenderoj shummm doktorr per pergjegjjen na ndihmoni jashtzakonisht shum

/komuniteti