Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Lemza tek te posalindurit

A mund te me jepni nje informacion me te detajuar rreth lemzes tek te porsalindurit? Jam nje nene e re ,kam nje vajze nje javeshe dhe e ze shume shpesh lemza.me ka bere shume merak kjo gje.desha te di a eshte normale kjo gje dhe cfare duhet te bej.

Bertina Shehi (11 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Bertina

Lemza është dukuri e shpeshtë tek foshnjet! Në shumicën më të madhe të rasteve kjo nuk është arsye për brengosje! Reqetat popullore për qetësimin e lemzës nuk preferohen! Rekomandohet që kjo të bëhet me ushqimin e foshnjes në gji apo me qumështin të cilin e përdorni për ushqyerjen e bebit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti