Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Vrima në zemër

E dashur doktoreshe, djali im eshte 7 javesh dhe doktori me tha se eshte me vrime ne zemer, por perpara se te me tregonin kete djalin e mjekonin nga kelbaza sepse kishte dhe ka akoma nje kolle shume te forte. Çfare mund te ndodhe me djalin tim a ka sherim vrima ne zemer sepse me thane qe mund ti mbyllet per tete-nente muaj. Te lutem me sqaro se çfare eshte? Me respekt Eni.

Eni (13 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Eni!

Vrimat ne zemer jane komunikime midis atriumeve ose ventrikujve te zemres!

Nuk e kam te qarte se cili prej ketyre defekteve eshte i pranishem tek femija juaj!

Megjithate keto komunikime nqs permasat jane te vogla, me rritjen e femijes pergjithesisht mbyllen.

Por femija duhet te beje kontrolle periodike me kardiologun pediater dhe pediatrin per te ndjekur mirerritjen!

Ervis Mukollari (12 vite më parë)
E dashur doktoreshe, vajza ime eshte 5 muajshe smund te pije asnje lloj qumeshti se i ben reaksion. I bera nje kontroll te pergjithshem me eko, dhe doktori me tha se eshte me vrime ne zemer. Çfare mund te ndodhe me vajzen time? A ka sherim vrima ne zemer sepse me thane qe mund ti mbyllet per tete-nente muaj. Te lutem me sqaro se çfare eshte? Me respekt Ervis Mukolari - Pogradec.
Linda (13 vite më parë)
Kam vajzen 2 vjet e 3 muaj, eshte me vrime ne zemer, mjeket thojne qe eshte femije normal s'mundet me pas asnje rrezik, po une kam shume frike se mundet ti ndodh diqka duke luajtur eshte femije shume i gjalle, nuk ndalet kurre vetem se rri pak e dobet por e kam ni hall qe mjeket thojne qe deri ne 3 vjet nuk duhet operuar se ka shanse ti mbyllet vrima po une kam frike se mos eshte vone te operohet ne moshen 3 vjecare, shume kam frike!

/komuniteti