Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Mish i huaj ne hunde

Pershendetje! Kam vajzen 6 vjece gjyseme kur vajta ti kontrolloja dhembet me tha dentistja qe e paska qiellzen shume te thelle dhe nese ska perdor biberon rrens ose ska mbajtur gisht ne goje duhet te kete mish te huaj ne hunde. U bera merak dhe e vizitova dhe ne fakt kishte dhe doktori me dha disa ilace sja kam marre akoma se me beri cudi vetem ilace se une kam degjuar qe hiqet me operim. Pyetja eshte mund te hiqet apo te pastrohet vetem me ilace mishi i huaj cfare problemesh sjell ky tek femija. Tja marr ilacet tja jap vajzes apo te vete per nje konsulte te dyte. S'di cte bej.

Emel Enisa (11 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Emel!

Perdorimi i medikamenteve ne rastin e mishit te huaj ne hunde(adenoideve) realizon reduktimin e permasave te tyre dhe jo heqjen e tyre!

Heqja ne menyre kirurgjikale behet vetem ne kushte te caktuara!

Do tju rekomandoja te ndiqni keshillat e mjekut dhe te perdorni medikamentet qe ai ju ka pershkruar!

Gjithe te mirat.

/komuniteti