Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Mënyra e të ushqyerit të fëmijës

Pershendetje doktoreshe, me lejoni t`ju falenderoj per kete hapesire qe na ofroni qe ne mund te informohemi mbi probleme te ndryshme per femijet tane. Doja te dija nje informacion me te hollesishem per menyren e te ushqyerit te femijes sim qe eshte 7 muajsh e 2 jave. Ne mengjes e ushqej me qumesht kutie, miell orizi me fruta, leng molle+dardhe, ne dreke supe me perime (patate, karrote, kungull e spec), pasdite biskota me kos+banane dhe qumesht kutie 2 vaktet deri ne venien ne gjume. Vaktet ia jap cdo 3 ore. A mos duhet ti shtoje ndonje gje tjeter ne menyne e femijes? Duke ju falenderuar do ta mireprisja nje pergjigje tuajen sepse jam shume ne merak nese femija po i merr si duhet vlerat ushqyese.

Alda (13 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Alda.

Menyja e foshnjes tuaj duhet të përmbajë këto artikuj ushqimorë.

• Qumësht gjiri apo vetëm qumësht formule.

• Sasi të vogla të djathit të butë të pasterizuar, jogurtit, xhizë (por jo qumësht lope deri në moshën 1 vjeç).

• Drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb, drithëra të përziera).

• Pure pemësh dhe perimesh (banane, pjeshkë, dardha, avokado, karrota të ziera, kungull, patate, patate të ëmbla).

• Ushqim gishtërinjësh (copa të vogla gjevreku, copa të vogla bananeje, pasta spirale të ziera mirë, biskota, drithë në formën O me sasi të vogël të sheqerit).

• Sasi të vogla proteinash (vezë, mish i bluar, shpendë, dhe mish peshku pa halë, fasule të ziera mirë dhe pure fasulesh me thjerrëza me lekurë të butë, bizele të prera, fasule të zeza).

• Lëng pa citron (molla apo dardha).

Sasia e preferuar është kjo:

• ¼ gjer në 1/3 gotë bylmet (apo djathë).

• ¼ gjer në ½ gotë drithëra të pasura me hekur.

• ¼ gjer në ½ gotë pemë.

• ¼ gjer në ½ gotë perime.

• 1/8 gjer në ¼ gotë ushqim i pasur me proteina.

• ¼ gjer në ½ gotë lëng pa citron.

Ushqimin e ri ia jepni vetëm një herë, pastaj pas 3 ditësh për tu siguruar nëse foshnja nuk është alergjike në atë ushqim.

Ju uroj çdo të mirë.

 

Besa Rexhaj (12 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe, cka me rekomandoni qe ti jap vajzes sime qe eshte 6 muaj e 1 jave ne mengjes, dreke dhe darke, pasi qe e kom edhe me qumesht te gjirit dhe ne cfare sasie mund ti jap ushqimin? Ju faleminderit.

/komuniteti