Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Beba ime shume pak fle

Vajza ime eshte 8 muajshe. Eshte mire, ushqehet me gji dhe normal ushqim shtues por problemi eshte se shume pak fle. Pervec ne mbremje, gjate dites fle 2 here nga 30 min. Nuk eshte se eshte nervoze apo vaj keqe, vetem kenaqet te rrije me njerez dhe te luaje, mirepo gjumi e rrit femijen. Ju lutem me tregoni a ka dicka qe duhet t'i jap per te fjetur me shume. Kam provuar edhe ne qetesi por prap e njejta.

Emi (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Gjumi ditor është diçka shumë individuale. Jeni me fat që foshnja juaj e ka gjumin mirë të distribuar (gjatë natës).

Përgjithësisht duhet të jeni kundër preparateve për përgjumimin e foshnjes!

Besa (13 vite më parë)
Pershendetje Dr, edhe une e kam te njejtin problem e kam djalin 6 muaj e nje jave, flen dy here ne dite 20-30 minuta por ne gjume te nates hyn shume vone nuk e di pse, kam provuar shume metoda por prape i njejti veprim nga ana e tij, ju lutem e pres pergjigjen tuaj flm.

/komuniteti