Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Përdorimi i çajit

Bebja ime eshte 2 muajshe dhe i perdore rregullisht caj finoku cdo dite nga 50 ml per ngercet e barkut. A mund ti sjrlli kjo ndonje problem?

Ela1 (13 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Ela.

Përdorimi i çajit të blerë në barnatore bëhet vetëm sipas udhëzimeve të pediatrit të foshnjes tuaj. Ja çfarë mund të provoni për ti lehtësuar bebes tuaj ngërçet: Merrni foshnjen në krahë, përkundeni lehtësisht apo shetiteni nëpër shtëpi, mbështjellni foshnjen me batanije që të ndjehet rehat dhe luhateni në karrocë apo luhatëse, mund ta luhatni edhe ta mbani fortë në kraharor. Foshnjat kanë dëshirë ti ndjejnë të rrahurat e zemrës së nënës së tyre sepse kjo i qetëson, masazhoni stomakun e saj, të lyer paraprakisht me vaj për foshnja, vendosni në stomakun e foshnjes një panolinë të ngrohtë dhe masazhoni lehtësisht rreth kërthizës, këndojini foshnjes këngë të lehta qetësuese, duke i pëshpëritur në vesh. Mund ti pëlqejë kënga dhe të ndalojë së qari për ta ndëgjuar, testoni ushqimin tuaj nëse jeni nënë gjidhënëse. Shmangni ushqimin i cili fryen (bizelet, fasulet, lakra) dhe zvogëloni konsumin e lëngjeve të gazuara siç është kafeja, çokolata, piperi, speci pikant, çilli, dhe mëlmesat tjera të rënda, lëreni për pak kohë të vetme në krevatin e saj në dhomë të qetë, me muzikë të lehtë qetësuese, ndoshta pas disa minutash qarjeje do të qetësohet.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti