Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kollitja e vajzes

Pershendetjaa..desha tju pyes se qfar ti jap vajzes 4muajshe ka koll te that edhe gjumin pja qet a mund tja qetsoj me ndonje qaj mullage..kamomil

Arti Klea (10 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Klea,

Foshnja juaj duhet të vlerësohet nga pediatri i juaj për të marrë terapinë e duhur. Por për vlerësimin e një gjendjeje, para së gjithash nga profesionisti kërkohet ekzaminimi fizikal (vizita mjekësore), konstatimi i gjendjes (diagnostikimi), verifikimi i moshës dhe peshës së fëmiut.

Shumë inkurajuese gjatë gjithë kësaj kohe do të jetë nëse foshnja juaj pi mirë dhe nuk ka temperaturë të ngritur. Përgjigja, më e qëlluar për karakterin këshillues të portalit tonë, në pyetjen tënde është se ekzistojnë preparate bimore dhe farmaceutike për kollitje për fëmiun tënd. Për llojin e tyre duhet të vendos pediatri juaj pas konstatimit të gjendjes reale!

Gjithë të mirat!

/komuniteti