Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Foshnja nuk pi sa duhet

Pershendetje doktor,


kam nje vajze e cila tani ka 3 muaj e 2 jave. Deri me tani ka shtuar ne peshe shume mire ku peshen e lindjes ka 2900 dhe deri para 2 jave ka pasur 6kg por qe dy jave vajza nuk pi dhe aq shume qumesht. Une deri me tani e kam ushqyer vetem me qumesh gjiri, Kur ka pasur kontrollen e fundit ka pasur peshen e njejte si ate te para dy jave. Pediatri konstatoi qe ajo ka pak gjuhen e bardhe me me rekomandoi qe te i perdor nystatin 3x10 pika ne gjuhe. Kete problem deri me tani nuk e kam pasur me vajzen dhe po kam frike qe nuk do vazhdoje qe te pije me qumesht gjiri perderisa ajo vetem gjate nates pi me rregull nderisa diten pi cdo 2-3 ore nga 5min. por dhe biberonin nuk e deshiron. Cfare me rekomandoni ju z.Dr? Cfare mund ta kete bere vajzen qe ta kete gjuhen e bardhe? Ju falenderoje per ndonje pergjigjje.

Arsa (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Është një e arritur e llojit të vet që foshnja juaj me moshën 3,5 muaj e ka dyfishuar peshën e lindjes. Me kohë çdo foshnje e shkurton kohëzgjatjen e pirjes, ndërsa pirja çdo 2-3 orë tingëllon mjaftueshëm.

Nëse foshnja juaj, edhe në 2 javët e ardhshme vazhdon me shprehitë e ditëve të fundit dhe me mos shtimin e peshës atëherë duhet bërë ekzaminime shtesë: hemogrami, formula leukocitare, urina,...

/komuniteti